Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Ashleigh-Barty-at-Australian-Open-after-win.jpg

Teniserja nr.1 e botës nuk merr pjesë në US Open



Numri 1 i botës, Ashleigh Barty, nuk do të marrë pjesë në US Open.

24-vjeçarja australiane vendosi për të mos shkuar në Shtetet e Bashkuara për Slamin e dytë të sezonit që do të zhvillohet në New York, sidoqoftë tenistja nga Queenslandi është e pavendosur nëse do të marrë pjesë apo jo gjithashtu edhe në Slamin Francez, me turneun e Roland Garrosit, që është programuar në kalendar vetëm dy javë pas aktivitetit të përvitshëm në Flushing Meadows.

Tenistja me origjinë aborigjene vendosi për të mos marrë pjesë në Slamin Njujorkez, për shkak të frikës së përhapjes së virusit COVID-19.

Ash Barty e konfirmoi vetë lajmin, duke shpjeguar se pas këshillimit me stafin e saj vendosi për të mos udhëtuar fare drejt Shteteve të Bashkuara, duke hequr dorë kështu si nga turneu i Cincinnatit Western & Southern Open ashtu edhe nga Turneu i Madh US Open për vitin 2020.

Barty deklaroi se i pëlqejnë shumë këto dy turne, por ajo u justifikua duke shtuar se preferoi për të bërë një zgjedhje të tillë për të shmangur pikërisht rrezikun e madh që ekziston këto kohë përtej Atlantikut, për t’u infektuar nga pandemia e koronavirusit.

24-vjeçarja bëri të qartë se nuk ndihet aspak mirë për t’i vënë pjesëtarët e stafit të saj në një pozitë të tillë të vështirë.

Ashleigh Barty tha se i uron Federatës Amerikane të Tenisit, që merret me organizimin e këtij turneu gjithë të mirat dhe tenistja australiane premtoi se do të rikthehet vitin e ardhshëm për të marrë pjesë normalisht në Flushing Meadoës.

Për hir të së vërtetës Barty është kampionia në fuqi në Roland Garros, prandaj nuk përjashtohet mundësia që numri 1 i botës të ketë preferuar një zgjedhje të tillë pikërisht me qëllimin për të ruajtur energjitë për të mbrojtur me sukses titullin e edicionit të kaluar, kur në dheun e kuq parizien mposhti në finale tenisten e re çeke, 21-vjeçaren Marketa Vondrousova.

Ajo deklaroi se do të shpallë vendimin për pjesëmarrjen ose jo në Slamin Francez në javët e ardhshme.

Duke lënë mënjanë sfidat kualifikuese përgjatë tureve paraeliminatore US Open do të startojë më datë 31 gusht, ndërsa si afat kohor për pranimin e sportistëve pjesëmarrës është përcaktuar data 29 korrik.

Ash Barty respektoi më së miri datën e vendosur nga organizatorët, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në katër javët e ardhshme të tërhiqen sportistë të tjerë, të cilët për momentin ndoshta janë duke pritur një përmirësim të situatës në Amerikën e Veriut.

Tenistja nga Queenslandi e kishte bërë të qartë prej kohësh që do të mungonte në edicionin e vitit 2020 të turneut të Cincinnatit, aktivitet që në fakt sivjet nuk do të mbahet në Ohio, por në Qendrën Kombëtare Tenistike Billie Jean King, në Flushing Meadows – Corona Park, vendim që në njëfarë mënyre i parapriu edhe lajmit për të mos udhëtuar fare në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në US Upen.

Në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave ka shkuar afërsisht 155.000 dhe në këtë vend regjistrohen çdo ditë më shumë se 65.000 raste të reja infektimesh.

Sikur të mos mjaftonin rregullat e shumtë të përcaktuar për kufizimin e lëvizjeve, apo qoftë edhe masat e forta shtrënguese për të gjithë ata që udhëtojnë nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara gjërat mbeten vërtet shumë të paqarta në lidhje me numrin pjesëtarëve që i lejohet çdo tenisti apo tenisteje për të mbajtur me vete në New York.

Pra përveç regjimit të detyrueshëm 14-ditor të karantinës, tenistët dhe tenistet pritet të privohen edhe nga lëvizja e lirë në qytetin më të populluar të Sheteve të Bashkuara, prandaj edhe shumë sportistë janë shfaqur skeptikë për të marrë pjesë sivjet në Slamin Amerikan.

Te meshkujt dy tenistët më të mirë të botës, Novak Djokovic dhe Rafael Nadal figurojnë të regjistruar në listën e emrave pjesëmarrës, megjithatë, nëse Nole ka lënë të kuptohet që do të udhëtojë drejt Amerikës së Veriut, teksa ka filluar të stërvitet me topat e rinj të këtij eventi, Rafa në krahun tjetër nuk e ka konfirmuar ende praninë e tij në Neë York.

Ashleigh Barty është emri më i fundit që i bashkangjitet një liste të gjatë tenistesh që kanë deklaruar me kohë se nuk do të marrin pjesë sivjet në US Open si: Simona Halep, Bianca Andreescu, Naomi Osaka, Angelique Kerber dhe Elina Svitolina.

Pra ndryshe nga meshkujt te femrat do të mungojnë dy tenistet më të mira të botës, por gjithashtu konfirmohet edhe mungesa e 5 nga 10 tenisteve më të mira të klasifikimit WTA, ndërsa nga Federata ATP nuk do të jenë tenistë si Stan Wawrinka, Fabio Fognini, Jo-Wilfried Tsonga dhe Gael Monfils, por gjithsesi numri I tyre pritet të shihet në ditët në vazhdim.

Të fundit

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Info Tjera