Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/argj.jpg

“Tërmet” te Argjentina



Siç dihet, të enjten në mbrëmje, çmimi i FIFA-s, “The Best”, shkoi për Robert Lewandowskin.

Por, siç ndodh shpesh në këto raste, votat e veçanta që zbulohen në orët pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve shkaktojnë sensacion.

Dhe kështu, ndërsa mësojmë se Lionel Messi nuk i ka dhënë asnjë pikë Cristiano Ronaldos, edhe në mesin e tre më të mirëve, gjithashtu zbulojmë se Lionel Scaloni nuk e ka vendosur “Pleshtin” në vendin e parë, në votimin që ka bërë si trajner i Argjentinës.

E pabesueshme, por e vërtetë. Me siguri, kjo do t’i acarojë marrëdhëniet mes trajnerit të Albiceleste dhe yllit të saj. Vërtet e pashpjegueshme si Scaloni nuk ka votuar më të mirin lojtarin e vet, emblemën e futbollit argjentinas.

Ai ka zgjedhur të parin, duke i dhënë 5 pikë, Sadio Mane të Liverpool. Në vendin e dytë, më 3 pikë, ka votuar Messin dhe në të tretin Neymar, me 1 pikë.

Një votë befasuese, si për parapëlqimin e Mane para Messit, ashtu edhe për “rrëzimin” e simbolit të kombëtares që ai vetë drejton si trajner.

Me sa duket, me integritet të madh intelektual, Scaloni donte të votonte duke ndjekur vetëm dhe ekskluzivisht shijen e tij personale.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera