Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/herdiprenga.jpg

Thirrja e parë në kombëtaren A, Prenga e Lika: Krenarë që jemi këtu

Publikuar: 20/03/2018

Christian Panucci ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren që kuqezijtë do të kenë me 26 mars në “Elbasan Arena” përballë Norvegjisë.

Një takim që do t’i shërbej shumë për të konsoliduar grupin dhe për të sjellë një frymë të re në kombëtare. 

Ndërkohë që risia e këtij grumbullimi janë padyshim dyshja e mbrojtjes që pritet të aktivizohen në këtë test, Bujar Lika dhe Herdi Prenga. 

Dy mbrojtës që po shkëlqejnë me ekipet e tyre respetktive, Inter Zapresic dhe Grasshopers kanë dalë sot përpara mediave ku treguan emocionet e ftesës së parë në skuadrën përfaqësuese A. 

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, futbollisti Prenga që luan në kampionatin kroat me Inter Zapreziç theksoi: 

“Emocionet shumë të mëdha për një ftesë të tillë në skuadrën përfaqësuese A. Kam punuar shumë për të arritur një moment të tillë. Tashmë me punë dua të paraqis veten sa më mirë. Nuk është gjë e vogël të luash me kombëtaren e Shqipërisë. Një skuadër që ka konkurencë shumë të madhe, por edhe cilësi mjaft të larta që e bëjnë një skuadër me mundësitë shumë të mëdha duke punuar fort për një kualifikim sërish në Europian. Por, duke punuar shumë. Në lidhje me ardhjen këtu, unë kam vendosur vetë se me kë skuadër dua të luaj dhe zgjodha me bindje e vullnetin tim Shqipërinë”,- theksoi Prenga. 

Ndërkohë, Bujar Lika që luan në radhët e Grasshopers theksoi se ftesa e trajnerit Panucci është një mundësi shumë e madhe që i ka ardhur: 

“Jam shumë shumë krenar për këtë ftesë të mbërritur në skuadrën kombëtare. Një diçka e tillë është një mundësi shumë e madhe për mua. Endërra e të gjithë lojtarëve është të luajnë me kombëtaren e futbollit. Unë kam zgjedhur vetë të luaj për këtë skuadër dhe tashmë më mbetet të jap maksimumin tim në stërvitje e fushë. Ambjenti është shumë i mirë, disa futbollistë në këtë skuadër i njoh shumë mirë. Tani duhet të punojmë fort këto ditë, me seriozitet dhe angazhin për të dhënë më të mirën tonë”,- deklaroi Bujar Lika. 

Takimi mes Shqipërisë dhe Norvegjisë do të luhet të hënen e 26 marsit, në “Elbasan Arena”.