Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Jose-Mourinho-Football365.jpg

Tottenham shkarkon Jose Mourinhon



Merr fund në mënyrën më të keqe aventura e Jose Mourinhos në stolin e Tottenham teksa klubi doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi shkarkimin e portugezit dhe stafit të tij.

Barazimi i fundit ndaj Everton duket se i vuri vulën kësaj eksperience të Mourinhos i cili drejtoi Spursat për 32 ndeshje këtë sezon dhe aktualisht skuadra renditet në vendin e 7 me 50 pikë, 5 më pak se vendi që të çon në Champions League.

Prej ditësh flitej për një largim të trajnerit portugez por klauzola në kontratë për një dëmshpërblim të majmë e pengonte presidentin Levy që ta shkarkonte por barazimi i fundit që vjen pas humbjeve me Man. United dhe barazimit tjetër me Newcastle i vuri kapak gjithçkaje dhe klubi vendosi ta largonte menjëherë.

“Klubi njofton sot se trajneri Jose Mourinho dhe stafi i tij, Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin e Giovanni Cerra janë shkarkuar nga detyra”

Një tjetër arsye që çoi në përfundimin para kohe të bashkëpunimit ishte edhe elimini i parakohshëm i Tottenham në Europa League nga një ekip modest si Dinamo Zagreb dhe të gjitha bashkë detyruan presidentin Levy të merrte vendimin drastik.

Ndërkohë Ryan Mason është komanduar për të drejtuar séance e sotme stërvitore të skuadrës në pritje për emrit të pasuesit të Mourinhos.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera