Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/https___www.si_.com_.image_MTc0NTQ0NTAyNTUwMTc3Nzgy_andrea-pirlo-juventus-manager.jpg

Trajneri i Juventusit flet për të ardhmen



Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur para ndeshjes me Bolognan.

Juventusit i duhet fitore e domosdoshme dhe shpresë që Napoli ose Milani të gabojnë në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Këtë duhet ta bëjnë ndaj Bolognas, e cila këtë sezon ka treguar që mund të shkaktojë probleme çdo skuadre.

Pirlo u pyet për të ardhmen e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku italiani refuzoi të lidhë të ardhmen e tij me këtë ndeshje.

“Skuadra është rikuperuar mirë nga ndeshja e së mërkurës, sepse fitoret të lejojnë të rikuperohesh më mirë. Ka ende adrenalinë në futbolistët tanë, Bologna është një skuadër e fortë që luan mirë dhe krijon raste shumë, me lojtarë të mirë dhe të rinj”, tha ai.

“Do të jetë e vështirë sepse jemi mysafirë, sepse ne duhet të sulmojmë e të shënojmë. Duhet të luajmë deri në vdekje, ne e pamë se si Crotone dhe Cagliari kanë luajtur në ndeshjet e fundit”, shtoi ai.

“Ne besojmë në kualifikim në Ligën e Kampionëve shumë, ishim të vdekur pas ndeshjes me Milanin, ndërsa na kanë dhënë mundësinë të rizgjohemi dhe e kemi bërë. Tani duhet të menodjmë për vetën tonë dhe të bëjmë një paraqitje të madhe për të fituar”, tha Pirlo.

“Ne duhet të fitojmë e të shpresojmë deri në fund. Këto fjalët e radios dhe të telefonave nuk janë problem për ne, ne duhet vetëm të fitojmë”, shtoi ai.

Pirlo foli edhe një herë për të ardhmen e tij.

“Kam thënë që do të rrija sepse kjo punë më pëlqen dhe është normale që dua të qëndroj. Më pëlqen adrenalina dhe pasioni. Rezultatet sigurisht që më kanë brengosur këtë sezon, sepse nuk i kemi arritur objektivat. Nuk besoj që klubi do të vendos në bazë të ndeshjes së fundit, mendoj se ata kanë një ide sesi ka shkuar deri tani dhe do të bëjnë zgjdhjen”, përfundoi Andrea Pirlo.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera