Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/labinot-587x391.jpg

Triumfon Xhoxhaj

Publikuar: 08/04/2018

Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj po vazhdon me suksese në karrierën e tij.

Ai të shtunën mbrëma ka shënuar fitore kundër boksierit çek, Jakob Synek, duke e nokautuar në raundin e dytë.

Kjo ishte fitorja e tetë në karrierën e tij profesioniste si boksier, duke dëshmuar se po shkon rrugës së suksesit.

Xhoxhaj jeton dhe vepron në Zvicër, derisa meçi i tij i fundit ishte në Cyrih, ku kishte përkrahjen e bashkatdhetarëve.