Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/24-e1606410805625.jpg

UEFA i jep fitoren Zvicrës në tavolinë, Ukraina bie në një ligë me Shqipërinë



Zvicra i ka shpëtuar rënies në Ligën B të Nations league, pasi UEFA i dha fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, e cila nuk u luajt sipas programit më 17 nëntor në qytetin e Lozanës.

Kjo pasi dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel e nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.

Duke qenë se nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë përfaqësueses helvete, që ngjitet kështu në kuotën e 6 pikëve në grup dhe shmang rënien një Ligë më poshtë.

Ajo që e pëson është Ukraina, që jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë për bllokimin e ndeshjes jo për faj të saj, por edhe do të detyrohet të zbresë një ligë më poshtë, pasi në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Të fundit

Interi ofron Eriksenin për Torreiran

Interi është duke menduar për një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë Christian Eriksen-Lucas Torreira. Zikaltrit kanë nevojë për një zëvendësues të Marcelo Brozovicit dhe po mendojnë

E ardhmja e pasigurt e Lampard

Frank Lampard ka thënë se e ardhmja e tij është jashtë kontrollit, me presionin që i është rritur si trajner i Chelseat. The Blues u mposhtën 2-0 në udhëtim te Leicesteri në kuadër të ja

Granit Xhaka po kalon nëpër një formë jetësore te Arsenali

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier. Mesfushori shqiptar përveç se u vlerësua

Reagon Pirlo: Ishim shumë pasivë

Juventus humbi ndeshjen e Derby d’Italia ndaj Inter të dielën, ndërsa Andrea Pirlo, u shpreh paksa i zhgënjyer me paraqitjen dhe kërkoi nga ekipi të reagojë në mënyrë të mënjëherëshme

Ademi e Duka japin premtimet e mëdha për vitin 2021

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Futbollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Futbollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në

Messi i bashkohet ekipit ani se pjesëmarrja e tij në fushë është e dyshimtë

Ronald Koeman nuk do të lërë asnjë futbollist në Barcelonë. Do t’i marrë të gjithë me vete në Sevilje për finalen e parë të sezonit, përfshirë këtu edhe lojtarët e dëmtuar si Pike,

Info Tjera