Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/skysports-uefa-headquarters_4974348.jpg

UEFA tregon për masat që do t’i marr ndaj superligës



12 klube nga tri liga evropiane kanë vendosur të marrin pjesë në Superligën e Evropës në projektin e gjigantit amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY.

Klubet që pritet të marrin pjesë në këtë superligë janë: AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Klani ka dërguar pyetje në adresën e Shtëpisë Europiane të Futbollit (UEFA), për të marrë ndonjë koment shtesë lidhur me organizimin e kësaj lige.

UEFA në përgjigjen e dërguar tha se kjo organizatë dhe mekanizmat e tjerë do të bëjnë përpjekje që ta ndalojnë këtë projekt që sipas tyre është formuar për interesa vetanake të klubeve.

“UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga, dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të planifikojnë të shpallin krijimin e tyre, një Super League të mbyllur, të ashtuquajtur”.

“Nëse kjo do të ndodhte, ne dëshirojmë të përsërisim se ne – UEFA, FA Angleze, RFEF, FIGC, Premier League, LaLiga, Lega Serie A, por edhe FIFA dhe të gjitha shoqatat tona anëtare – do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt që bazohet në interesin e vet të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë”.

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive; nuk mund të jetë ndonjë mënyrë tjetër”.

“Siç ishte njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Konfederatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel të brendshëm, evropian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia për të përfaqësuar ekipet e tyre kombëtare”.

“Ne falënderojmë ato klube në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet. Ky interes i vazhdueshëm personal i disave ka vazhduar për shumë kohë. Mjaftueshem eshte mjaftueshem”.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera