Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/van-de-beek-verruilt-ajax-voor-45-miljoen-euro-voor-manchester-united.jpg

United transferon lojtarin e talentuar të Ajaxit



Donny van de Beek është pajtuar personalisht me ofertën e ofruar nga Manchester United për shumën prej rreth 40 milionë eurosh.

Marrëveshja, që në vete ka 39 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera shtesë, pritet të përfundojë në ditët e ardhshme, ndërsa lojtari është duke u angazhuar në kombëtaren e Holandës.

23-vjeçari do të përfundojë kontrollet mjekësore, ndërsa pritet të udhëtoj drejt Mbretërisë së Bashkuar pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Polonisë më 4 shtator dhe Italisë më 7 shtator.

Van de Beek ka qenë duke u kërkuar edhe nga Real Madridi, por u shty për shkak të situatës me koronavirusin.

Të fundit

Kololli e nis me super gol në kampionatin zviceran (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të elitës së futbollit të Zvicrës. Kololli realizoi gol të bukur kundër Young Boys për skuadrën e tij Zurich. Ai

Edhe një shqiptar drejt Serie A

Zërat se Keidi Bare kërkohet nga klubet italiane po forcohen së shumti gjatë ditëve të fundit. Mesfushori i Malagës dhe Shqipërisë ka ngjallur interes dhe në Serinë A. Sipas “Tuttosport

Arijanet Muriçi, nga Premier Liga në La Liga

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi pritet të luaj në një prej ligave më të forta atë të La Ligas. Ai është portieri i Xhironas dhe po e vazhdon karrierën në Spanjë në formë të huazim

Drita mëson kundërshtarin e radhës nëse kalon Legian

Drita ka mësuar rivalin e rradhës në Europa League nëse kalon polakët e Legias. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, goglat zgjodhën ekipin azer si kundërshtuar të radhës për ekipin g

Shmanget përplasja e mundshme me Crvena Zvezdën

UEFA ka vendosur për ndarjen e grupeve para hedhjes së shortit për të përcaktuar çiftet e fazës “play off” në Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës. Në ndarjen që është bërë, Tir

Super Drita mposht Sileksin, e pret Legia e Varshavës

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme kundër skuadrës maqedonase Silkes, të cilën e mposhti si mysafire me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet

Info Tjera