Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/valonberisha3-1024x683-1.jpg

Valon Berisha kthehet në Kosovë, pritet nga krerët e FFK-së (Video)



Presidenti Agim Ademi ka pritur sot futbollistin e Kombëtares, Valon Berisha, i cili këto ditë ndodhet në vendlindje për pushime.

Në këtë takim krahas presidentit Ademi ishin edhe anëtari i KE-së, Xhelal Broja, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët”.

Presidenti Ademi i uroj mirëseardhje Valonit në vendlindje, duke i dëshiruar pushim të mirë afër familjes në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalon jo vetëm vendi ynë por i gjithë globi, si pasojë e pandemisë “Covid-19”.

Presidenti Ademi i shprehu edhe njëherë mirënjohje Valonit që ishte lojtari i parë që zgjodhi Kosovën, duke e braktisur një kombëtare të madhe, teksa hyri në histori si lojtari i parë që shënoi gol për Kosovën në kualifikime.

Ademi theksoi se Valon Berisha u bë kësisoj shembull për t’u ndjekur nga lojtarët e tjerë. Në anën tjetër, Valoni u shpreh i nderuar që sërish ndodhet në Kosovë, teksa falënderoi presidentin Ademi dhe tërë stafin e FFK-së për kushtet shumë të mira që kanë krijuar për ekipin kombëtar, si dhe për mbështetjen e madhe që gëzojnë nga i tërë populli, me shpresë dhe optimizëm se një ditë tërë këtë do t’ua shpaguajnë me kualifikim në Evropian apo Botëror.

Të fundit

Pensionohet legjenda spanjolle

Iker Casillas e ka zyrtarizuar pensionimin nga karriera e tij si futbollist, që zgjati 22 vjet. Ish-portieri legjendar i Real Madridit po pensionohet në moshën 39-vjeçare, pas një arresti kardiak

Milan i ofron 7 milionë euro për një vit Ibrahimovicit

Skuadra e Milanit dëshiron ta ketë në ekip edhe për një sezon sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimovicit. Sipas asaj që raporton Calcio Mercato, rosonerët i kanë ofruar suedezit një marrëveshje

Artan Berisha dhe Ragip Veseli rikthehen në klub

Përveç ardhjeve të reja në futbollistë, FC Feronikeli është përforcuar edhe në aspektin administrativ. Artan Berisha dhe Ragip Veseli janë edhe zyrtarisht pjesë e klubit, me besimin e plot

Qendërmbrojtësi kuqezi afër kalimit tek Interi

Në Serie A e këtij sezoni një nga personazhet absolut ishte dhe Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi kuqezi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit italian duke tërhequr vëmen

Agjenti i Rashicës vizitë të befasishme në Milan

Ku do të shkojë Milot Rashica? Kjo është një pyetje që do të shtrohet edhe për disa kohë të tjera, pasi “telenovela” vazhdon. Sulmuesi shqiptar u bë fakt i kryer se nuk i përkiste më

Dortmund jep paralajmërimin e fundit për Man Utd

Drejtuesit e Borussias së Dortmundit vendosën afatin e fundit për Manchester United në lidhje me futbollistin anglez Jadon Sancho. Prej kohësh 20-vjeçari londinez është vënë në shënjestrë

Info Tjera