Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/SP_9547-1536x1024-1.jpg

Viktor Kuka nënshkruan me FC Feronikelin



Mbrojtësi, Viktor Kuka është lojtari më i ri i FC Feronikelit.

Kuka vjen nga Ferizaj, ekip në të cilin luajti sezonin e fundit.

Viktori njihet si lojtar i fuqishëm dhe që nuk i përton dueleve fizike, duke i dhënë kështu edhe më shumë forcë mbrojtjes sonë.

I lindur më 25.06.1990 Kuka ishte kampion i Kosovës në vitin 2012 dhe 2013 me skuadrën e Prishtinës dhe ne vitin 2018 u shpall kampion me FC Dritën.

“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicje të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas” tha Kuka për faqen zyrtare të klubit.

FC Feronikeli gjatë ditës do të ketë edhe prezantime të reja.

Të fundit

Shpërblehet Marash Kumbulla

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSK

Rikthehet kaosi në futbollin francez

Megjithëse dëshirat janë për vazhdimin e kampionateve të futbollit, realiteti është padyshim i ndryshëm, që futbolli të funksionojë normalisht, si në vendet e zhvilluara, po ashtu dhe në

Bashkimi fiton dramën në Prizren, Ylli fiton në Suharekë

Në palestrën e sportit në Prizren është zhvilluar ndeshje dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës nga Mitrovica. Bashkimi ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 73:72 (27:15, 13:22, 15:19,

Barça e Juve replikojnë në rrjetet sociale se a është më i mirë Messi apo Ronaldo

COVID-19 i hoqi mundësinë tifozëve të rishihnin edhe një herë duelin Ronaldo-Messi. CR7 mungoj në përballjen e parë Juve-Barça por “pleshti” zbriti në Torino dhe la shenjën e tij duke

Peja fiton klasiken e parë ndaj Prishtinës

Peja ka fituar sfidën e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 107:86 (27:20, 26:22, 29:22, 25:22), në kuadër të javës së parë të Superligës. Peja e nisi ndeshjen më mi

Premtimi i shqiptarit: Do pres flokët nëse kualifikohemi në Europian

Enis Bardh i ishte i ftuari special i Leila Krajës në emisionin “Sport Time”, në SuperSport. Mesfushori i Levantes, një nga pikat kyçe të suksesit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës n

Info Tjera