Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/bayren1.jpeg.jpg

Virusi rrezikon klubin e madh gjerman



Katër lojtarë të Bayren janë infektuar në 2021 nga COVID.

Dy nga këta në javën që shkoi.

A do të karantinohet skuadra kampione e Gjermanisë?

Autoritetet shëndetësore nuk e përjashtojnë si mundësi.

Në Mynih numri është rritur ndjeshëm duke mos kursyer as skuadrën më të titulluar në Bundesligë.

Klubi gjerman, edhe pse ka rritur numrin e testimeve dhe masat e sigurisë, prapë nuk i ka shpëtuar virusit.

Për ashpërsimin e masave si dhe një izolim të mundshëm të skuadrës në të ardhmen, nëse numri i lojtarëve vazhdon të rritet ka folur ministria e Higjienës dhe Shëndetit në Gjermani.

“Ministria ka të drejtë të izolojë një skuadër dhe ta pengojë atë për të zhvilluar ndeshjet nëse ajo ka raste të shumta infektimesh. Kjo do të thotë se masat e marra nga klubi përkatës nuk janë respektuar dhe për këtë duhet të kontrollohen me imtësi. Nëse inspektorët tanë do të vërenin një shkelje, atëherë aktiviteti për atë skuadër do të ndërpritej menjëherë”, bën me dije zyra e shtypit e autoriteteve për menaxhimin e pandemisë, edhe pse në deklaratë nuk u përmend asnjë skuadër në veçanti.

Në Bundesligën gjermane ka mbizotëruar një monitorim i mirë i situatës, kjo ka çuar edhe në numrin e pakët të rasteve me lojtarë të infektuar.

Rasti i Bajernit mund të jetë i veçuar duke konsideruar edhe faktin që skuadra udhëtoi në Doha të Katarit dhe numri i të infektuarve atje është i lartë duke bërë që rreziku për infektim është shumë i mundshëm.

Në Mynih shpresojnë që rasti Myler të jetë i fundit dhe skuadra t’i rikthehet normalitetit.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera