Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/mirot-rashica-1.jpg

Werder ende po pret ofertat për Rashicën



Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar, të cilin e pëlqen më së shumti Aston Villa në Angli

Werder Bremeni është duke pritur oferta për Milot Rashicën.

Klubi gjerman është i vetëdijshëm se ylli kosovar dëshiron të largohet dhe po e kërkon një klub adekuat për të.

Aston Villa thuhet se është klubi më i interesuar për shërbimet e vushtrriasit, por deri tash klubi anglez nuk e ka bërë një ofertë të kënaqshme.

Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar.

Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann ka thënë mbrëmë se transferimi i Rashicës është ende i mundshëm në javët e fundit të afatit kalimtar.

“Nuk ka asgjë të re. Është e mundur që atë të mos e shohim duke e veshur më fanellën e Ëerderit”, ka thënë Baumann.

Ndërkohë, trajneri Florian Kohfeldt ka konfirmuar se futbollisti ofanziv do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Schalkes.

Rashica ishte i lënduar se kishte munguar në ndeshjen e ligës ndaj Hertha Berlinit dhe në Kupë kundër Carl Zeiss Jenas.

Ai ka nisur të stërvitë me ekipin nga e marta, ndërsa po pret lajme të reja për transferimin e tij në një klub tjetër.

Në Gjermani, Rashicën e pëlqen Leipzigu, kurse në Itali e do Napoli.

Por, me shumë gjasë, ai do t’i bashkohet klubit nga Premierliga, Aston Villa.

Të fundit

Feronikeli – Prishtina, Krasniqi optimist për rezultat pozitiv

Prishtina nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin, ndërsa edhe nesër do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi luan në udhëtim te Feronikelin. Mesfushori, Endrit Krasniqi, është optimist se

Messi nuk gjen qetësi në Barcelonë

Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi mund të luajë më mirë. Strategu holandez e bëri këtë deklaratë para takimit të skuadrës katalan

Zidane merr lajmin e mirë për Ramos

Sergio Ramos është gati për Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Los Blancos u dëmtuar në humbjen befasuese të Real Madridit në shtëpi nga Cadiz, sfidë që e fituan mysafirët me rezultat minimal

Mediumi italian shkruan për formën e Mirlind Dakut

Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style. Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavd

Shënoi dy gola me Vitesse, Armando Broja në formacionin e javës në Holandë

Kritikave që shoqëruan mungesën e golit me kombëtaren, Armando Broja iu përgjigj nga kampionati holandez. Sulmuesi isht protagonist absolut në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në

Armando Broja, i papërmbajtshëm me dy gola

Armando Broja po tregon vlerat e tij në Holandë dhe po bind ata pak skeptikë që mendojnë se nuk është e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare. Shtatalarti, i cili është nën kontratë me

Info Tjera