Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/jtor_cost_gol2.jpg

Ylli afrikan “tradhëton” Juventusin, firmos me rivalët historik

Publikuar: 06/03/2018

Kwadwo Asamoah po kalon ditët e fundit tek skuadra e Juventusit.

Mbrojtësi i majtë, në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, pasi skadon kontrata e tij aktuale me kampionin e Italisë.

Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi dëshiron të transferohet te rivalët e Interit.

Marrëveshja në mes të dy palëve thuhet se është arritur dhe zyrtarizimi i saj do të bëhet në muajt e ardhshëm.

Asamoah do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të përfitojë nga tre milionë euro në sezon.