Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Desktop_1920_UK_L1_PSG_Tuchel_pensive.jpg

Zbulohen emrat e kandidatëve për drejtimin e PSG



Thomas Tuchel është shkarkuar nga Paris Saint-Germain dhe Mauricio Pochettino është rreshtuar si pasardhësi i tij, por raportet pretendojnë se Massimiliano Allegri dhe Thiago Motta janë opsionet më të mundshme.

Sky Sport Germany njoftoi se ish-trajneri i Borussia Dortmundit është shkarkuar nga gjigantët e Ligue 1 dhe Mauricio Pochettino duket se do të marrë përsipër ekipin nga Parc des Princes.

PSG e përfundoi vitin 2020 me një fitore 4-0 ndaj Strasburgut dhe përfundoi i treti në ligë, një pikë prapa liderit të Lille.

ImageIsh-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Allegri ka qenë i lidhur me ekipin francez në të kaluarën, por përfaqësuesit e Pochettinos thuhet se janë kontaktuar dhe ish-trajneri i Tottenham është i interesuar në këtë pozitë.

Raportet përmendin se Allegri nuk ka qenë në kontakt me Les Parisiens, por gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, përmend se ish-lojtari Thiago Motta mund të jetë një alternativë gjithashtu.

Motta kaloi gjashtë vjet në PSG dhe udhëhoqi Genoa midis tetorit dhe dhjetorit në 2019-20. Ish-mesfushori filloi karrierën e tij si trajner në ekipet e të rinjve të klubit.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera