Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Serie-A-800x450-1.png

Zbulohet se sa do të përfitojnë skuadrat në Seria A në këtë sezon



Kampion i i ri në Itali, skuadra e Interit do fitojë 23.4 milionë euro, dhe është diferenca prej tre milionë eurove mes pozitës së dytë dhe të tretë.

Siç raporton “Calciofinanza”, ky edicion i Seria A ka vlerë rreth 1.1 miliard euro dhe gjysma e tyre do ndahet mes 20 skuadrave që ishin pjesëmarrëse në Seria A.

Rreth 20 për qind do jetë për mbështetësit e klubit, derisa 30 për qind e të mbeturave varet nga paraqitjet, pra 15 për qind nga paraqitjet këtë edicion dhe 15 për qind nga rezultatet që nga viti 1946.

Inter që ka fituar Seria A pas plotë 11 viteve do fitojë 23.4 milionë euro, por Milani, Atalanta dhe Napoli mund të përfundojnë pas “Neurazzurëeve”.

Milan përballet me Atalantan, derisa Napoli e pret Veronën. Juventus luan në shtëpi ndaj Bolonjas dhe i duhet fitore që të përfundojë në top katër, por nga ana tjetër Napoli ose Milan duhet të dështojnë për t’i arkëtuar pikët e plota.

Kush përfundon në top katër do këtë më shumë fitim nga ana ekonomike, e kjo falë çmimeve të Ligës së Kampionëve.

Inter dhe Atalanta kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe dy vendet e tjera mbesin në garë nga tri skuadra, Milan, Juventus dhe Napoli.

Çmimet e Seria A duke u bazuar në renditje:

23,4m, 2. 19,4m, 3. 16,8m, 4. 14,2m, 5. 12,5m, 6. 10,9m, 7. 9,3m, 8. 8,3m, 9. 7,4m dhe 10. 6,3m.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera