Të tjera http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/state_department_web-thumb-large.jpg

DASh vlerëson lart sektorin financiar në Kosovë



Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e investimeve për vitin 2020 për Kosovën, ku është dhënë vlerësim i lartë për sistemin financiar të vendit. Raporti thekson faktin se Kosova ka një ekonomi të tregut të hapur dhe tregu përcakton normat e interesit.

Raporti thekson se sistemi rregullator përputhet me direktivat e BE dhe standardet ndërkombëtare, nuk ka kufizime përtej kërkesave normale rregullatore në lidhje me burimin e kapitalit, përshtatshmërinë dhe aftësinë e investitorëve dhe se BQK-ja ka marrë të gjitha masat e kërkuara për të përmirësuar politikat për rrjedhën e lirë të burimeve financiare.

Në raport është theksuar edhe qëndrueshmëria e sektorit bankar, i cili mbetet mirë i kapitalizuar dhe fitimprurës. Kushtet e vështira ekonomike, zbatimi i dobët i kontratës dhe sjellja e paqartë ndaj rreziqeve kanë kufizuar aktivitetet e huazimit të bankave, megjithëse përmirësimi i dukshëm ndodhi në vitet e fundit.

Në shkurt të vitit 2020, norma e kredive joperformuese ishte 2.5 përqind, niveli më i ulët në dhjetë vitet e fundit. Normat e interesit kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit, nga një mesatare prej rreth 12.7 përqind në 2012 në një mesatare prej 6.3 përqind në vitin 2020. Kreditimi më i ngadaltë është i dukshëm në pjesën veriore të Kosovës për shkak të një gjyqësori të dobët, aktiviteteve informale të biznesit dhe më pak të kualifikuar huamarrësit.

BQK-ja është përgjegjëse për nxitjen e zhvillimit të praktikave konkurruese, të shëndosha dhe transparente në sektorin bankar dhe financiar. BQK-ja mbikëqyrë dhe rregullon sektorin bankar të Kosovës, industrinë e sigurimeve, fondet e pensionit dhe institucionet mikrofinanciare. BQK-ja gjithashtu kryen detyra të tjera standarde të bankës qendrore, duke përfshirë administrimin e parave të gatshme, transferimet, pastrimin, menaxhimin e fondeve të depozituara nga Ministria e Financave dhe institucione të tjera publike, mbledhjen e të dhënave financiare dhe menaxhimin e Regjistrit të Kredive.

Raporti thekson se bankat dhe degët e huaja mund të kryejnë operacione në vend, duke iu nënshtruar të njëjtave kërkesa dhe rregullore licencimi si bankat vendase. Vendi nuk ka humbur asnjë marrëdhënie bankare korrespodente në tre vitet e fundit dhe asnjë marrëdhënie e tillë aktualisht nuk është në rrezik. Nuk ka kufizime në hapjen e llogarive bankare nga të huajt; ata mund ta bëjnë këtë me dorëzimin e dokumentacionit të vlefshëm të identifikimit.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh vlerësimin më të lartë për raportin që ka të bëjë me pjesën e sektorit financiar dhe shpreh falënderimin më të sinqertë për Departamentin Amerikan të Shtetit për vlerësimin real të sektorit financiar në Kosovë dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë, për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë që nga fillimi, dhe vazhdon t’i jep BQK-së në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori.

Të fundit

Kush ka fat sot?

Dashi – Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj duke favorizuar jetën sentimentale. Nga ana tjetër planeti Mars do të jetë shumë i favorshëm në këtë periudhë. Në punë, nëse

Horoskopi i dates 28 shtator

Dashi Nesër do të keni një energji të mirë, të nevojshme për të përballuar ditën tuaj. Tani e tutje, problemet e punës do të fillojnë të zgjidhen vetë. Sa i përket dashurisë, megjitha

Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij, pajisen me pasaporta shqiptare

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme (e mërkurë) ka bërë të ditur se është pajisur me pasaportë shqiptare së bashku me gruan e tij, Nera Fejzullahun. Lajmin e ka nd

Teleskopi më gjigant që keni parë ndonjëherë

Si e provoni sensorin e ri për kamerën dixhitale më të madhe në botë? Sigurisht që bëni një foto të brokolit. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por format e ndërlikuara që gjenden n

Mbahet në Bruksel takimi i radhës mes dy vendeve

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Ale

Kosova pëson ulje në të bërit biznes

Dhoma Evropiane (European Chamber), ka nxjerrë raportin e fundit për vitin 2020. Në këtë raport vendi ynë ka marrë pikë negative sa i përket të bërit biznes. Bazuar në raport, Kosova ka ma

Info Tjera