Të tjera http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/fortnite.jpg

Femrat nisin peticionin për zhdukjen e “Fortnite”, arsyeja do ju befasoj

Publikuar: 10/04/2018

Pasioni i meshkujve për “Fortnite”, video-lojën më të fundit që ka “pushtuar” botën, ka bërë që femrat të firmosin një peticion për heqjen e kësaj loje nga tregu.

Sipas “Washington Post”, Chloe DePalma ka nisur një peticion në change.org për zhdukjen e video-lojës së prodhuar nga Epic Games, që luhet vetëm “multiplayer online”.

“Kjo lojë ka marrë në dorë kontrollin e jetës së meshkujve dhe po u bën lavazh truri atyre”, shprehet DePalma.

Partneret, të fejuarat dhe bashkëshortet ankohen për faktin se meshkujt i përgjigjen vonë dhe shkurt mesazheve.

Gjithsesi, vështirë të mendohet zhdukja e një loje që numëron mbi 3 milionë persona që luajnë njëkohësisht.