Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/EL_ARC_MURET-E-KALASE-DHE-SAHATI_04-e1521557417466.jpg

10 mrekullitë turistike të Elbasanit për këtë verë (Foto)



Mes historisë, kulturës edhe bashkëjetesës fetare qyteti i Elbasanit mund të eksplorohet shumë mirë pa shpenzuar shumë para.

Nga kanionet, ujëvarat dhe malet, ja top 10 aktivitetet falas në Elbasan.

Për t’i vizituar këto bukuri, fillimisht përgatituni për një udhëtim të gjatë.

Nga Prishtina deri në Elbasan ju do t’i bëni mbi gjashtë orë e gjysmë, por kur të arrini në vendet që do ti prezantojmë mëposhtë nuk do të zhgënjeheni.

Kalaja e Elbasanit – E pozicionuar në qendër të qytetit kalaja fushore e Elbasanit është gjithmonë vendi më i dashur për vizitorët në çdo stinë.

Brenda kalasë gjenden aq shumë monumente historike dhe kulturore, që janë dëshmi e gjallë e rrënjeve tona të lashta.

Në të ju mund të gjeni kishën ortodokse të “Shën Marias,” xhaminë Mbret apo hamamin e vjetër të grave, si edhe Kullën e Sahatit.

 

Liqenet e Belshit – Vetëm 33 minuta larg Elbasanit, mund të shijoni natyrën piktoreske të territorit të Belshit.

Në këtë vend mund të gjeni rreth 85 liqene karstike ku më kryesorët janë liqeni i Belshit, Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës etj.

Ajo që e bënë këtë natyrë edhe më të bukur janë zambakët e bardhë dhe të verdhë.

Xhamia e rrallë e Nazireshës – E nëse kërkoni të njihni historinë fetare të kësaj zone ju këshillojmë xhaminë e Nazireshës.

Konsiderohet si një ndër kultet fetare më të rrallat në Shqipëri.

E ndërtuar në shekullin e XVI-të, është një ndër monumentet me rëndësi jo vetëm për historinë e saj, por edhe për arkitekturën mesjetare.

E pozicionuar në unazën e qytetin, në pjesën jugore, kjo xhami u ndërtua nga funksionari i lartë i këtij qyteti, i cili ia bëri dhuratë bashkëshortes së tij, duke i vënë emrin e saj.

Kanioni i Holtës -Për personat që janë në kërkim të adrenalinës, kanioni i Holtës, është destinacioni që do ju surprizojë me pamjet mahnitëse.

Një ndër perlat e bukurisë natyrore.

Me shpatet e larta, me ujëvarat e vogla dhe me ujin e kristlat është një pasuri e vyer e zonës së Gramshit.

Ujëvara e Sotirës – Në mesin e një natyre të paprekur, ndodhet një nga monumentet më të bukura të natyrës.

Ujëvara e Sotirës e pozicionuar jo shumë larg Gramshit, rrethohet mes lëndinave dhe pyjeve duke krijuar një parajsë në tokë.

Manastiri i Shën Joan Vladimiri në Shijon – E nëse jeni të apasionuar pas kulteve fetare dhe historive që ato mbartin, Manastiri i Shën Joan Vladimirit në Shijon, afër Bradasheshit është vendi ideal.

Ky manastir mendohet se shekuj më parë ka qënë fillesa e predikimit të fesë ortodokse në këtë zonë.

Dhe çdo 4 qershor kremtohet festa në emër të tij.

Kulla e Sahatit dhe Kalaja e Peqinit – Zona e Elbasanit njihet për ndërthurjet e rrënojave historike mes periudhave romake dhe asaj otomane.

Jo shumë larg Elbasanit, ju mund të zbuloni themelet e kalasë së Peqinit, rrënojat e së cilës i përkasin periudhës romake.

Ndërkohë kulla e sahatit e cila është pozicionuar në qendër të qytetit, ngjitur me xhaminë, është një tjetër atraksion unik.

E ndërtuar rreth viteve 1840 së bashku me xhaminë, si pjesë përbërëse e të njëjtit objekt, njihet për vlerat unikale.

Gjinari – Për të apasionuarit e natyrës, jo shumë larg Elbasanit, rreth 24 km, ndodhet fshati Gjinar.

Ai konsiderohet si një nga zonat më turistike që pret edhe numrin më të madh të turistëve.

Përveçse mund të shijosh ajrin e pastër dhe të organizoheni për piknik, në të ka edhe kisha të vjetra që ja vlejnë për t’u vizituar.

Stacionit romak Ad Quintum në Bradashesh – Bradasheshi është kthyer në një pikë të rëndësishme turistike, kjo për faktin edhe të zbulimit të stacionit romak Ad Quintum.

Ky stacion arkeologjik është zbuluar në 1968, por në vitin 2017, iu nënshtrua restaurimit.

Sot është një prej atraksioneve më me vlerë të zonës dhe fatmirësisht e hapur për të gjithë.

Liqenet e Funarit – E fundit në listë, por jo më pak e rëndësishmja Liqenet e Funarit janë ndër atraksionet që ia vlen për t’i vizituar.

Rreth 20 km larg Elbasanit kjo zonë është e pasur me kodra, lumenj e liqene duke të ofruar një amfiteatër natyrorë që të mbush më ajër të pastër.

Me një kurorë pyjesh të shumëllojshme dhe liqene të pastra që shumë mirë mund të përdoren edhe për sporte të ndryshme, është ideali për të shijuar natyrën.

Të fundit

Ishulli i kuq apo “marsi i dytë”

A keni parë ndonjëherë rërë dhe ujë në ngjyrë të kuqe të errët? Këto dy fakte natyrore të pazakonta janë zbuluar në ishullin Hormuz. Është një bregdet i mrekullueshëm që për nga p

Moti keq prish pushimet në Shqipëri

Pushuesit në bregdetin e Shqipërisë nuk po gjejne rehat me motin. Edhe pse dita nisi me mot të kthjellët në bregdet, pasditja pritet të sjellë ndryshime që mund të prishin planet e pushuesve

Vikendi me shi në Shqipëri

Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash në Shqipëri, të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës do të shtohen duke sjellur reshje të izoluara dhe mesatare. Reshjet fillimisht

Destinacionet që duhen shmangur gjatë shtatzënisë

Kur të vendosni të udhëtoni, mundohuni të zgjidhni një destinacion të përshtatshëm. Klima e nxehtë mund të mos jetë një zgjedhje e mirë. Vendet me lartësi të mëdha mbi nivelin e detit

Edhe njё kompani e re ajrore europiane nё ANP ‘Adem Jashari’

Smartlynx ateroi pёr herё te parё sot nё Aeroportin Ndёrkombёtar tё Prishtinёs (ANP) ‘Adem Jashari ‘LKIA, me planifikimin e fluturimeve pёr nё shtetin e Gjermanisё. Smartlynx do tё sta

Mos u nisni për pushime në Shqipëri, moti nuk është në anë tuaj

Kjo e mërkurë e ka gjetur rajonin nën “pushtetin” e reshjeve të shiut. Nga reshjet nuk është kursyer as bregdeti shqiptar, ku që nga mbrëmë ka nisur destabilizimi të motit. Në një vide

Info Tjera