Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/nave_crociera.jpg

Anija e famshme sjell turistët francez në Shqipëri



Në portin e Durrësit u ankorua sot kroçera e parë e këtij viti, e cila sjell 44 turistë francezë.

“La Belle Dell’Adriatique”, e cila që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit mbërriti paraditen e sotme në qendër të portit më të madh të vendit.

Anija turistike me gjatësi 110 metër u ankorua në molin 5 të portit.

Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë do të vijojnë më pas me automjete drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale.

Një pjesë e tyre parashikohet të qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve shëndetësore si dhe ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual./ATSH

Të fundit

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyru

Njihuni me fshatin historik shqiptar në Bullgari

Referuar shkrimeve për ngulimet e njohura shqiptare nga trojet kombëtare, një ngulim i madh e plot histori është një fshat i fisëm shqiptar, më saktësisht në Bullgari, pranë ish-kryeqytetit

Pishinat e mrekullueshme që i ka falë natyra (Foto)

Pishinat e travertinës në Pamukkale, Turqi, janë një fenomen natyror. Ato formohen përmes grumbullimit të mineralit karbonat, nga ujit që rrjedh. Kjo mrekulli e natyrës tërheq turistë nga e

Info Tjera