Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/51147724_10156659826527254_1847386878504861696_o-e1598197102644.jpg

Destinacioi turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë



Fundjavë apo ditë jave nuk ka ndryshim në Kanionin e Holtës në Gramsh.

I shn dërruar vetëm vitet e fundit si destinacion turistik, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme.

Të rritur, të rinj e fëmijë u gëzohen jo vetëm pamjeve fantastike, por edhe ujërave termale në brendësi të kanionit.

“Unë jam nga Kurdistani. Këtu është hera ime e parë, ndërsa në Shqipëria kam qenë edhe verën e kaluar. Shqipëria është një vend perfekt. Do të doja të gjithë të vinin këtu e të shihnin detin, Përmetin, këtë vend. Unë kam vizituar të gjithë veriun e Shqipërisë dhe çdo gjë është perfekte, parajsë. Kur je brenda një vendi mund ta ndjesh atë”.

“Unë nuk flas shqip, kam lindur dhe jetoj në Londër, por këtu kam ardhur me pushime dhe çdo gjë është e bukur. Do t’ua rekomandoj miqve të mi anglezë të vijnë këtu me pushime sepse është shumë bukur, vendi më i bukur për t’u vizituar”.

Duket se gjithnjë e më tepër, zona po promovohet dhe turistët janë të shumtë, por ajo që nevojitet më shumë është vendosja e sinjalistikës, jo vetëm për identifikimin e zonës, por edhe në brendësi të kanionit.

Është e rekomandueshme që kanioni të vizitohet gjatë muajve korrik dhe gusht dhe sidomos gjatë periudhave kur nuk ka reshje.

Të fundit

10 qytetet më të vjetra të botës

Disa burime përmendin Damaskun si qytetin më të vjetër të banuar në botë, me kolonët që jetojnë në këtë zonë që në 10,000 pes, por ky fakt debatohet shumë.    Gërmimet arkeologjike

Gjirokastra me pasoja nga pandemia tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vend

Hapet pas 46 vjetësh për publikun plazhi i qytetit fantazëm qipriot

Shumë qipriotë turq festuan rihapjen e një plazhi në qytetin fantazmë të Varoshas, të cilin trupat turke e kanë kontrolluar që nga pushtimi 1974 pasi ikën grekët qipriotë. Qipriotët grek

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Info Tjera