Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/ksamili.jpg

Ende pa nisur sezoni, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar



Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik.

Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore.

Plazhi nisi. Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhet e Ksamilit.

Temperaturat e larta të fundjavës, ujërat e kristalta dhe qetësia i ka sjellë shqiptarët e Kosovës më herët në jug.

“Do qëndrojmë 7 ditë. Kam ardhur me familjen dhe prindërit. Më pëlqen shumë uji, mikpritja”.

Thonë se pandemia nuk i frikëson për të bërë pushime, por theksojnë se ende tregohen kujdesshëm.

“Kemi pas kujdes dhe ende vazhdojmë por është shumë qetë dhe prandaj kemi ardhur pak më larg në jug. Këtu vijnë më pak kosovarë dhe shumë qetë”.

Kanë ardhur me familjen dhe do të qëndrojnë disa ditë.Thonë se do të rikthehehen sërish në mes të sezonit veror.

“Kam ardhur nga Peja, do qëndroj një javë. Do të rikthehem sërish në verë.”

Operatorët turistikë janë optimistë se ky sezon do të shënojë rigjallërimin e sektorit të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Kjo fundjavë, që përkoi në ditët e para të majit, dha sinjalet e rikthimit të normalitetit në bregdet.

Të fundit

Ky është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, në një renditje vjetore që është zhvendosur nga pandemia e koronavirusit. Anketa e Njësisë së Inteligjencës Eko

Disa arsye pse duhet ta vizitoni zemrën e Azisë

Tajvani është një nga vendet më të vogla në Azi, por një nga më të pasurit në botë. Në Tajvan ka shumë rrokaqiej dhe ndërtesa industriale, por ka edhe shumë peizazhe piktoreske që nuk

Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë

Ja si do të duket dyshemeja e re e Koloseut të Romës

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan d

Karantina detyron qytetarët të anulojnë prenotimet për pushime në Shqipëri

Qytetarët të cilët kishin paguar aranzhime që festat e majit dhe pashkët t’i kalojnë në Shqipëri, po i anulojnë rezervimet. Arsyeja për këtë është vendimi për karantinë dy javore pë

Info Tjera