Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/gjirokaster1.jpg

Gjirokastra me pasoja nga pandemia tek trashëgimia kulturore



Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike.

Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vende po diskutojnë në Gjirokastër mundësitë e vizitave virtuale në vendet muzeale dhe zbutjen e pasojave për komunitetet e banorëve që jetojnë me të ardhurat nga turzimi.

Askush më parë nuk e kishte menduar se vendet e e trashëgimisë kulturore do të prekeshin nga dizifektimet masive të mjediseve dhe qendrat historike dhe muzeale do të përjetonin një boshatisje nga vizitorët.

Pandemia e kornavirusit, nga fillimi i marsit, ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore në Shqipëri duke ulur ndjeshëm vizitueshmërinë, por edhe duke pezulluar gërmimet arkeologjike për shkak të vështirësive të lëvizjes së misioneve ndërkombëtare.

Por një grup ekspertësh të trashëgimisë kullurore nga Shqipëria, Rumania, Ukraina dhe Spanja kanë sfiduar vështirësitë e komunikimit dhe janë mbledhur në Gjirokastër për të parë rrugët për të zbutur pasojat e pandemisë.

Diskutimet e ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbështeten nga programi “Europa Krijuese”.

Është një nismë e dobishme, thotë Edvin Lamçe, i Fondacionit “Gjirokastra”.

Sipas tij një nga diskutimet më të rëndësishme, mes ekspertëve, është se si mund të sigurohet virtualizimi i trashëgimisë kulturore, nëse ajo nuk preket në mënyrë direkte nga vizitorët.

“Duhet të gjejmë balancat se sa larg mund të shkojmë me virtualizimin apo dixhitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore. Në fakt ne synojmë që ajo të shohet në mënyrë direkte por zgjidhjet duhet vijnë dhe nga aspekti virtual, për shkak të pandemisë”.

Ndërsa Kreshnik Merxhani, një tjetër ekspert thotë se pandemia ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore duke rënduar edhe dëmtimet e sjella në monumente nga tërmeti që preku Shqipërinë qëndrore.

“Shqipërisë pandemia i erdhi edhe pas një tërmeti, i cili në zonën qëndrore dëmtoi shumë monumente. U bë një ngritje fondi për ndërhyrje në këtë situatë pas tërmeti dhe menjeherë pandemia ndikoi në këta mekanizma financiarë.”

Zoti Merxhani thotë se duhen marrë masat qoftë për turet virtuale, por edhe për lehtësimin e informacionit për turistët.

“Pandemia tashmë ka dhe të panjohurën që është një rrezik më vete, kohëzgjatjen, formën, mënyrën se si autorietet do të sillen. Turet virtuale jo gjithmonë funksionojnë, shtresat e popullsisë nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë internetin, duhen punë përgatitore për dixhitalizimin e monumenteve.”

Ndërsa Zoti Lamçe, thotë se sfida e qasjes në trashëgimi lidhet drejtpërdrejtë me turizmin.

“Rrugët ndihmëse duhen gjetur, thotë ai, si nga pushteti qëndror dhe ai vendor për zbutjen e pasojave mbi trashëgiminë. Komunitetet e banorëve që janë përfitues si në qendrat historike, por edhe afër siteve arkeolgojike dhe kulturore janë ne vështirësi”, thotë zoti Lamçe.

Sfida më e madhe në trashëgimi është qasja që lidhet pashmangshmërisht me turizmin.

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare nga fillimi i pandemisë sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri ulën gati 90% vizitueshmërinë e tyre nga turistët.

Rënia e të ardhurave pritet të sjellë pasoja për financimet e nevojshme për mirëmbajtjen e monumenteve dhe shërbimet ndaj vizitorëve.

Të fundit

Magjia e dritave shumëngjyrëshe transformon qytetin antik të Beratit

Edhe pse ndodhemi në kohë pandemie në Berat ka filluar zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit. Bashkia e Beratit ka nisur këtë vit më herët zbukurimin e qytetit me drita dhe pemën për fe

Fshati më përrallor në botë

Në shumë vende të botës shohim fshtatra të bukura, por fshati Giethoorn, i njohur si “Venecia e Holandës”, po konsiderohet nga ekspertët e botës si një vend magjik, ndryshe i quajtur si

10 qytetet më të vjetra të botës

Disa burime përmendin Damaskun si qytetin më të vjetër të banuar në botë, me kolonët që jetojnë në këtë zonë që në 10,000 pes, por ky fakt debatohet shumë.    Gërmimet arkeologjike

Hapet pas 46 vjetësh për publikun plazhi i qytetit fantazëm qipriot

Shumë qipriotë turq festuan rihapjen e një plazhi në qytetin fantazmë të Varoshas, të cilin trupat turke e kanë kontrolluar që nga pushtimi 1974 pasi ikën grekët qipriotë. Qipriotët grek

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Info Tjera