Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/hormuz.jpg

Ishulli i kuq apo “marsi i dytë”



A keni parë ndonjëherë rërë dhe ujë në ngjyrë të kuqe të errët?

Këto dy fakte natyrore të pazakonta janë zbuluar në ishullin Hormuz.

Është një bregdet i mrekullueshëm që për nga pamja të “dërgon” në mars, por që realisht ndodhet në Iran.

Ndryshe kjo mrekulli e natyrës quhet Ishulli i Ylberit.

Toka e Hormuzit ka një përqendrim të lartë të oksidit të hekurit që i jep peizazhit një ngjyrim karakteristik të kuqërremtë.

Në pjesët ku rëra është më e kuqe, valët në det bëhen të ngjyrosura me rozë.

Rëra dhe uji që pasurojnë këtë ishull është përdorur për dekada në industrinë e ngjyrosjes, kozmetikës, qelqit dhe qeramikës e ndërsa nuk mungojnë edhe sasi që dërgohen për eksport.

Ishulli Hormuz ka një sipërfaqe toke të përbërë nga oksidi i kuq, të quajtur “Gelack”, i cili nuk është thjesht një mineral i vlefshëm për qëllime industriale, por edhe i ushqyeshëm pasi vendasit e përdorin atë si një erëz në kuzhinën e tyre, siç janë salca e gatime të tjera e ndërsa shijen e ka të kripur.

I njëjti dhe nga toka e kuqe i jep jo vetëm ngjyra plazheve të këtij ishulli, por përdoret gjithashtu në pjekjen e bukës lokale të quajtur “tomshi”.

Duke qenë se pranë vijës bregdetare ngrihet edhe një mal kjo e bën plazhin e kuq edhe më të vecantë pasi hija e tij e bën të duket akoma më i errët ngjyra e ujit dhe tokës nën ujë.

Përgjatë një shëtitje në breg të detit rëra shkëlqen si të jetë përbërë nga metale e kur vjen lindja ose perëndimi i diellit pamja bëhet thjesht magjepsëse me një shkëlqim “galaktik” mbresëlënës dhe ujin e kuq të errët të shndritshëm.

Ishulli Hormuz ose i Ylberit është një nga vendet që duhet të vizitoni në një moment të caktuar të jetës tuaj.

Ngjyra e tokës përreth jush ndryshon ndërsa ecni në një tokë me përbërje unike ngjyrash prej 70 mineralesh të veçanta.

A nuk është e mahnitshme?

Të fundit

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyru

Njihuni me fshatin historik shqiptar në Bullgari

Referuar shkrimeve për ngulimet e njohura shqiptare nga trojet kombëtare, një ngulim i madh e plot histori është një fshat i fisëm shqiptar, më saktësisht në Bullgari, pranë ish-kryeqytetit

Pishinat e mrekullueshme që i ka falë natyra (Foto)

Pishinat e travertinës në Pamukkale, Turqi, janë një fenomen natyror. Ato formohen përmes grumbullimit të mineralit karbonat, nga ujit që rrjedh. Kjo mrekulli e natyrës tërheq turistë nga e

Info Tjera