Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kalaja-e-borshit.jpg

Kalaja e Borshit po befason pushuesit



Rruga për në kalanë e Borshit ka përmirësuar aksesin në një nga atraksionet historike kulturore të bregdetit të jugut, duke ofruar një mundësi alternative për turizmin në këtë zonë me aktivitet të lartë turistik.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, teksa publikoi fotografi të të apasionuarve pas lartësive tha se “nis gjithçka si një dëshirë për të shijuar jo vetëm detin dhe plazhin, por edhe lartësitë. Në Borsh aty ku edhe pse investimi ynë më i ri, rruga drejt Kalasë ka përfunduar, gjë që për këta njerëz plot pasion nuk përbën lajm”.

“Të apasionuarit tek sportet, veçanërisht ai i ngjitjes së lartësive Maraton Albania, ndajnë këto foto bashkë me ne”, tha Goro.

Gjatë stinës së verës janë të shumtë të apasionuarit pas ngjitjeve të lartësive që kanë frekuentuar këtë pikë turistike në Borsh.

Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet në histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh, që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III para Krishtit.

Në mesjetë kjo Kala njihej si Kalaja e Sopotit, ku përmendet dhe në kujtimet e Ana Komnenës, vajzës së Perandorit të Bizantit Aleksi i Komhenei në vitin 1192.

Në periudhën e Ali Pashë Tepelenës u ndërtua dhe një xhami, që sot është në gjendje të mirë, paçka se minarja është rrëzuar./ATSH/

Të fundit

10 qytetet më të vjetra të botës

Disa burime përmendin Damaskun si qytetin më të vjetër të banuar në botë, me kolonët që jetojnë në këtë zonë që në 10,000 pes, por ky fakt debatohet shumë.    Gërmimet arkeologjike

Gjirokastra me pasoja nga pandemia tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vend

Hapet pas 46 vjetësh për publikun plazhi i qytetit fantazëm qipriot

Shumë qipriotë turq festuan rihapjen e një plazhi në qytetin fantazmë të Varoshas, të cilin trupat turke e kanë kontrolluar që nga pushtimi 1974 pasi ikën grekët qipriotë. Qipriotët grek

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Info Tjera