Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/plazh.jpg

Karantina detyron qytetarët të anulojnë prenotimet për pushime në Shqipëri



Qytetarët të cilët kishin paguar aranzhime që festat e majit dhe pashkët t’i kalojnë në Shqipëri, po i anulojnë rezervimet.

Arsyeja për këtë është vendimi për karantinë dy javore për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri.

Shumë agjenci për fundjavën me festa ofruan vizita në Elbasan, Tiranë dhe qytetet bregdetare.

Agjencitë aktualisht po rimbursojnë pagesat e bëra nga klientët tanë dhe shpresojmë që kjo periudhë karantine të përfundojë së shpejti dhe se Shqipëria do të hapet si destinacion turistik për Maqedoninë”, tha Filip Stefanoski, pronar i agjencisë turistike.

Edhe qytetarët shqiptarë gjithashtu heqin dorë nga ardhja e tyre në Ohër ose Strugë, sepse gjatë kthimit, do duhet të mbyllen në karantinë në shtëpi.

“Masa për mbylljen e kufijve është një masë jopopullore. Ajo reflektohet edhe në vendin tonë, anulohen rezervimet. Të gjithë që në njëfarë mënyre donin të vinin në Ohër për një ose dy ditë i anuluan të gjitha aranzhimet”, tha Igor Ivanov, menaxher hoteli

Vasil Sterjovski, deputeti maqedonas në parlamentin shqiptar, thotë se ky vendim është i nxituar dhe i gabuar, sepse numri i njerëzve të infektuar me Covid 19 në Maqedoni tashmë është në rënie.

“Kam kërkuar nga autoritetet shqiptare ta anulojnë këtë vendim, sepse me këtë rreth 3,000 maqedonas nga Prespa e Vogël dhe pjesë të tjera të Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë në Maqedoni do të pengohen të votojnë në zgjedhjet e së Dielës”, pohoi Vasil Sterjovski.

Nga Prespa dhe Komuna e Pustecit çdo ditë në Maqedoni, hyjnë dhe dalin më shumë se 300 banorë dhe për ta kjo punë është e ardhura e tyre e vetme.

Vendimi i autoriteteve shqiptare duhet të jetë në fuqi deri në tre maj.

Të fundit

Ky është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, në një renditje vjetore që është zhvendosur nga pandemia e koronavirusit. Anketa e Njësisë së Inteligjencës Eko

Disa arsye pse duhet ta vizitoni zemrën e Azisë

Tajvani është një nga vendet më të vogla në Azi, por një nga më të pasurit në botë. Në Tajvan ka shumë rrokaqiej dhe ndërtesa industriale, por ka edhe shumë peizazhe piktoreske që nuk

Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë

Ja si do të duket dyshemeja e re e Koloseut të Romës

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan d

Ende pa nisur sezoni, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar

Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore

Info Tjera