Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/ishulli_Fernando_de_Noronha.jpg

Ishulli feston ardhjen e foshnjës pas 12 viteve, nëna nuk dinte se ishte shtatëzënë

Publikuar: 21/05/2018

Në një ishull të largët të Brazilit është duke u festuar ardhja në jetë e një foshnje pas 12 vitesh.

Ishulli Fernando de Noronha, 370 km nga qyteti i Natalit, ka rreth 3.000 banorë dhe nuk ka marternitet për lindjen e fëmijëve.

Nënave shtatzënë u duhet që të udhëtojnë në kontinent.

Një grua, e cila nuk dëshiron të indentifikohet, solli në jetë një vajzë të shtunën.

Ajo shprehet se nuk ishte në dijeni se kishte qenë shtatzënë dhe është shokuar.

Nëna e re mendohet të jetë rreth 22-vjeç.

“Mbrëmjen e së premtes kisha dhimbje dhe shkova në banjë. Pashë diçka që po zbriste mes këmbëve të mia,”-raporton BBC, duke cituar fjalët e saj. “Atëherë erdhi i ati dhe e mori, ishte një foshnje, një vajzë, u shokova.”

Foshnja u dërgua në spitalin lokal.

“Familja thotë se nuk ishte në dijeni për shtatzaninë”, thotë deklarata, sipas O Globo.

Për të festuar lindjen e rrallë, banorët lokalë tani po ndihmojnë familjen duke dhuruar rroba për vajzën.

Fernando de Noronha krenohet me disa nga plazhet më të mira në botë dhe është i famshëm për rezervën e kafshëve të egra në parkun detar kombëtar të Brazilit.

Breshkat e detit, delfinët, balenat dhe zogjtë e rrallë gjenden në ishull.