Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/australia.jpg

Kontinentin e ngrohtë e pret një mini-epokë akulli

Publikuar: 10/04/2018

Australia do të përfshihet nga një mot i ftohtë brenda javës, disa ditë pasi regjistroi temperatura të ngrohta çka bëri që njerëzit të shkojnë nëpër plazhe.

Sidnei përjetoi të hënën ditën më të ngrohtë për muajin prill, por i ftohti do të përfshijë vendin nga e enjtja.

Nëse në polin e veriut po vjen pranvera, në atë të jugut po vjen vjeshta.

Dave Taylor, ekspert i motit me bazë në Queensland, thotë se ndryshimi i motit do të shënojë fillimin e dimrit më të ftohtë në dekada dhe fillimin e një “mini epoke akulli’ që do të zgjasë shtatë vjet.

“Nuk do të ketë super të ftohtë, por do të kthehet në temperatura mesatare të vjeshtës,” tha ai.

“Ne do të fillojmë të shohim temperaturat e ngrirjes në gjashtë javë,” tha ai.

Taylor gjithashtu parashikon 5cm borë për Tasmaninë deri të martën.

Më parë këtë vit, Taylor tha se Australia do të ketë një dimër me ngrica e me dëborë edhe në pjesë të Queensland ku nuk ka rënë borë kurrë më parë.