Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/Nadinne-Bruna.jpg

Modelja humb 80% të shikimit, donte të ndërronte ngjyrën e syze

Publikuar: 13/04/2018

Një modele e famshme në Instagram ka humbur 80% të shikimit pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar ngjyrën e syve.

Nadinne Bruna dëshironte të kishte ngjyrë gri por përfundoi duke humbur 80% të shikimit në syrin e djathtë dhe 50% në syrit të majtë.

Nga Miami ajo fluturoi në Kolumbi për të kryer operacioni plastik.

Dhe i kushtoi 3.000 dollarë për të futur implantet e silikonit në sytë e saj.

Por modelja argjentianse menjëjerë filloi të përjetonte probleme serioze.

32-vjeçarja pretendon se shikimi i saj ishte i paqartë si rezultat i presionit të vendosur në nervin optik nga implanti dhe sytë e saj u skuqën e i dhimbnin për muaj të tërë.

Tani asaj i duhet të përballet me pasojat e operacionit për gjithë jetën.