Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/1-38.jpg

Njeriu më i vjetër në botë është 112 vjeç

Publikuar: 10/04/2018

Masazo Nonaka është njeriu më i vjetër në botë.

I lindur më 25 korrik 1905, pak ditë para se Albert Einstein të publikonte teorinë e relativitetit, Nonaka ka marrë sot në shtëpinë e tij në Hokkaido certifikatën nga Guinness World Records.

Burri 112 vjeçar jeton me familjen e tij dhe “i duhet të lëvizë me një karrige me rrota, edhe psë gëzon shëndet të mirë”, tregon mbesa e tij Yuko Nonaka.

“I pëlqen të hajë çdo tip biskotash, japoneze apo perëndimore dhe dëshiron të lexojë çdo ditë gazetën”.

Por Masazo ka zbuluar edhe një tjetër sekret të rinisë së përjetshme: “Shumë shpesh zhytet në ujëra termale të nxehta”.

Masazo Nonaka ka 7 vëllezër dhe 1 motër që jetojnë në qytetin Ashoro, po në ishullin Hokkaido.

Ai është martuar me Hatsuno në vitin 1931 dhe kanë 5 fëmijë.