Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/ree.jpg

Sa peshon një re?!

Publikuar: 05/05/2018

Retë janë të formuara nga një masë e dukshme ajri me kristale të borës ose pika uji mikroskopike të ndera në atmosferë. 

Ka disa lloje në varësi të lartësisë, formës dhe evolucionit. 

Në funksion të këtyre ndryshoreve sasia e ujit që përmban secila prej tyre mund të variojë nga disa miligramë deri në disa gramë për çdo metër kub ajër. 

Meqë molekulat H2O janë më të lehta se oksigjeni dhe nitrogjeni në atmosferë, densiteti mesatar i ajrit të lagësht është më pak se ajo e ajrit të thatë.

Në nivelin e detit ky parametër është pak a shumë 1.2 kg/m 3 në ajrin e lagësht dhe 1,225 kg/m 3 në ajrin e thatë, shkruan horizonti.al. 

Si pasojë e parimit të Arkimedit, masat ajrore të lagështa ngjiten në shtresat më të larta të atmosferës. 

Në lartësi avulli transformohet në mikropika ose në kristale akulli, por densiteti vazhdon e mbetet i vogël krahasuar me ajrin përreth. 

Kjo është arsyeja se pse retë mbeten në të njëjtën lartësi.

Përsa i përket peshës janë të mëdha kur ato janë voluminoze.

Retë klasike janë grumbullime të bardha në kohë të mirë me një mesatare prej 1 gramë ajër për çdo metër kub dhe që peshojnë qindra tonelata.

Grumbullimet gjatë stuhive përmbajnë qindra mijëra tonelata ujë.