Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/tas_1.jpg

Tasi i rrallë i dinastisë Qing shitet në ankand për 30.4 mln dollarë (Foto)

Publikuar: 04/04/2018

Një tas jashtëzakonisht i rrallë i dinastisë Qing, i bërë për perandorin kinez Kangxi, u shit në ankand për 30.4 milionë dollarë.

Ena me diametër 14.7 cm, është e zbukuruar me kombinimin e teknikave kineze dhe perëndimore, si edhe lule që janë shumë të rralla në porcelanin kinez.

Ena e përdorur në perandorinë kineze në fillim të shekulli 18-të, u shit brenda 5 minuta nga një blerës i paindetifikuar me anë të telefonit.

Tasi u krijua në një seminar perandorak në Pekin nga një ekip i vogël zejtarësh, me ndihmën e jezuitëve nga Evropa, të cilët kishin sjellë teknika dhe materiale të reja, sipas shëpisë së ankandit Sotheby’s.

Vitin e kaluar një tas 1000-vjeçar nga Dinastia Song e Kinës u shit për 37.7 milionë dollarë, një rekord për qeramikën kineze.