Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/6f4e7453-cda8-4b9d-a8bc-08352409c3f4.jpg

Magjia e dritave shumëngjyrëshe transformon qytetin antik të Beratit



Edhe pse ndodhemi në kohë pandemie në Berat ka filluar zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit.

Bashkia e Beratit ka nisur këtë vit më herët zbukurimin e qytetit me drita dhe pemën për festat e fundvitit, për t’i dhënë pak më shumë energji pozitive banorëve në një situatë kur i gjithë vendi po përballon një pandemie të rëndë nga virusi Covid-19.

Dritat festive, të vendosura në të gjitha hapësirat publike të qytetit antik të Beratit, e kanë zbukuruar qytetin duke e shndërruar në një qytet vërtet “magjik”.

Berati ka ndezur dritat e zbukurimeve të vendosura në të gjitha pemët përgjatë Pedonales së qytetit, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori që këtë vit kanë nisur shumë më herët.

Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, Urën e Goricës dhe Urën e Varur, dritat e të cilave kanë reflektuar si një “ylber” mbi lum.

Dritat janë ndezur vetëm për zbukurimet, ndërsa pema ende nuk ka përfunduar.

Banorët ndihen të gëzuar me atmosferën festive që është krijuar në qytet, ata kanë dalë në rrugët e zbukuruara dhe në Pedonale, jo vetëm për të shijuar atmosferën ndriçuese por edhe për të bërë foto si kujtime të bukura në kohë pandemie.

Të fundit

Fshati më përrallor në botë

Në shumë vende të botës shohim fshtatra të bukura, por fshati Giethoorn, i njohur si “Venecia e Holandës”, po konsiderohet nga ekspertët e botës si një vend magjik, ndryshe i quajtur si

10 qytetet më të vjetra të botës

Disa burime përmendin Damaskun si qytetin më të vjetër të banuar në botë, me kolonët që jetojnë në këtë zonë që në 10,000 pes, por ky fakt debatohet shumë.    Gërmimet arkeologjike

Gjirokastra me pasoja nga pandemia tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vend

Hapet pas 46 vjetësh për publikun plazhi i qytetit fantazëm qipriot

Shumë qipriotë turq festuan rihapjen e një plazhi në qytetin fantazmë të Varoshas, të cilin trupat turke e kanë kontrolluar që nga pushtimi 1974 pasi ikën grekët qipriotë. Qipriotët grek

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Info Tjera