Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Saranda.jpg

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë



Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit.

I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë periudhës qershor-gusht pati një numër të lartë vizitorësh, por në krahasim me vitet e kaluara ky numër ishte më i ulët për shkak të pandemisë COVID-19.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha për ATSH-në se “në periudhën qershor-gusht Saranda u vizitua nga 200-220 mijë turistë vendas e të huaj.

Ky numër krahasuar me vitet e kaluara është më i ulët, për shkak të pandemisë.

Në vitin 2019 në të njëjtën periudhë Saranda u vizitua nga rreth 820 mijë turistë”.

“Këtë sezon turistik Saranda u frekuentua nga turistët vendas, ata nga Kosova dhe shtetasit e huajt si nga Polonia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia etj”, theksoi Gurma.

Sipas tij, muaji gusht ishte më i preferuari i turistëve ku pati edhe një rritje të numrit të tyre.

“Më të frekuentuarit si në Sarandë edhe në Ksamil kanë qenë hotelet në vijën e parë të bregdetit, të cilat ishin të prenotuar në nivelin 35-40%”, – tha Gurma.

Kryebashkiaku Gurma shprehet se “edhe qyteti antik i Butrintit ka qenë pjesë e itinerarit të turistëve të huaj, të cilët mahniten me bukurinë dhe qetësinë që ky park kombëtar ofron”.

Faqja e njohur e udhëtimeve turistike “TripAdvisor” në listën e nxjerrë në muajin prill me 25 destinacionet më të mira në botë, që i sugjeron për t’u vizituar këtë vit e renditi Sarandën në vendin e dytë.

Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit.

Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit tërheq turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare.

Të fundit

10 qytetet më të vjetra të botës

Disa burime përmendin Damaskun si qytetin më të vjetër të banuar në botë, me kolonët që jetojnë në këtë zonë që në 10,000 pes, por ky fakt debatohet shumë.    Gërmimet arkeologjike

Gjirokastra me pasoja nga pandemia tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vend

Hapet pas 46 vjetësh për publikun plazhi i qytetit fantazëm qipriot

Shumë qipriotë turq festuan rihapjen e një plazhi në qytetin fantazmë të Varoshas, të cilin trupat turke e kanë kontrolluar që nga pushtimi 1974 pasi ikën grekët qipriotë. Qipriotët grek

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyru

Info Tjera