Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/49B54BF000000578-5451131-image-a-16_1519928172323.jpg

McDonald’s detyron 15 vjeçaren të ushqehet jashtë

Publikuar: 01/03/2018

McDonald’s, rrjeti më i njohur i fast food në botë është akuzuar pasi ka detyruar një vajzë të hajë ushqimin e saj jashtë në temeperatura të ulëta sepse kishte veshur uniformën e shkollës.

“Lucy Haffenden, 15 vjece dhe shoqja e saj u nxorrën jashtë dyqanit në Erith, pak pasi zunë një vend”, rrëfeu babai i vajzës.

Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 6 të pasdites.

McDonald’s ka thënë se gjithë fëmijët, të cilën veshin uniformën e shkollës janë të ndaluar të hanë aty në mënyrë që të luftojnë sjelljen anti-shoqërore.

Sipas TheSun, babai i Lucy e ka konsideruar këtë gjë të shëmtuar pasi nuk ka asgjë të gabuar që vajzat të zbatojnë rregullat e shkollës.

Ai e quajti këtë një mënyrë të turpshme të trajtimit të klientëve.