Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Muzeu_Marubi.jpg

Muzeu i Marubit, atraksion për turistët



‘Foto-Studio Marubbi’ u themelua në vitin 1856 nga Pietro Marubbi, piktori dhe fotografi italian i cili vizitoi dhe u vendos përfundimisht në Shkodër në atë kohë, ndërsa ndër vite, do të drejtohej dhe pasurohej nga tre breza fotografësh.

Më tej në vitin 1970, u themelua Fototeka “Marubi” me rreth 500,000 negativë në teknika dhe formate të ndryshme.

Në këto rrethana, krijimi i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” erdhi si nevojë për të evidentuar dhe promovuar arkivin fotografik të Dinastisë Marubi dhe fotografëve të tjerë të qytetit të Shkodrës, si një trashëgimi kulturore të rrallë për nga natyra e vet.

Kjo trashëgimi unike është një nga atraksionet më të famshme të qytetit dhe Shqipërisë, duke u bërë pjesë e gujdave ndërkombëtare.

Për ta promovuar më tej atë dhe me synim për ta bërë pjesë të trashëgimisë botërore, prej dy vitesh po punohet për ta përfshirë Muzeun e Marubit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Sipas zyrtarëve të përfshirë, përgjatë kësaj periudhe është kryer një punë voluminoze dhe gjithëpërfshirëse dhe ekziston shpresa se brenda 1 viti të merret një përgjigje pozitive për këtë iniciativë.

Të fundit

Ky është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, në një renditje vjetore që është zhvendosur nga pandemia e koronavirusit. Anketa e Njësisë së Inteligjencës Eko

Disa arsye pse duhet ta vizitoni zemrën e Azisë

Tajvani është një nga vendet më të vogla në Azi, por një nga më të pasurit në botë. Në Tajvan ka shumë rrokaqiej dhe ndërtesa industriale, por ka edhe shumë peizazhe piktoreske që nuk

Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë

Ja si do të duket dyshemeja e re e Koloseut të Romës

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan d

Ende pa nisur sezoni, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar

Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore

Info Tjera