Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/20200830_105840.jpg

Njihuni me bukuritë e plazhit të Fllakës



Shqipëria ka ende shumë plazhe “sekrete” të cilat pritet të zbulohen nga turistët vendas dhe të huaj.

Një prej tyre është edhe plazhi i Fllkasë. Fllaka është një fshat i Durrësit, plazhi i të cilit shtrihet në hapësirën fill pas Bishtit të Pallës.

Vetëm 11 kilometra nga Durrësi ky plazh po kthehet në një destinacion tursitik mjaft të preferuar, ku mund të pushosh në qetësi, në një plazh me rërë dhe ujë mjaft të pastër.

Rruga nga Durrësi deri në kurorën e gjelbëruar me pisha të këtij plazhi zgjat vetëm 11 kilometra.

Me t’iu afruar brezit me pisha ndihet era e detit dhe shpaloset laguna.

Plazhi në këtë zonë është mjaft i preferuar për shkak të pozicionit shumë të mirë gjeografik, ujit të pastër, brezit të gjerë të rërës, kurorës së gjelbërt të pyllit me pisha, shërbimit me çmime të lira në restorante.

Ky plazh të ofron mundësinë e relaksit total në një zonë ende të pazbulur, megjithëse gjithnjë e më shumë qytetarë nga Tirana e Durrësi kanë tashmë si destinacion për të kaluar fundjavën këtë plazh.

Megjithëse investimet janë ende minimale, ato janë shtuar vitet e fundit, duke të dhënë mundësinë të zgjedhësh mes plazhit publik dhe atij privat.

Investimet në lokale dhe bare megjithëse janë simbolike, sërish gjen disa vende mjaft të bukura ku mudn të konsumosh drekën.

Lokalet janë thuajse të gjitha prej dërrase. Kuzhinat përgjithësisht ofrojnë ushqime tradicionale.

Mbrëmja në këtë plazh ofron supriza pasi perëndimi i diellit është magjepsës.

Lokalet e pakta në këtë zonë kanë krijuar një ambient mjaft të bukur dhe relaksuese, ku mund të kalosh disa orë mjaft të bukura.

Ndërsa në buzë mbrëmje për të pasionuarit e fotografive perëndimi të ofron mundësi të shkëlqyera për të bërë foto të bukura romantike.

Të fundit

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyru

Njihuni me fshatin historik shqiptar në Bullgari

Referuar shkrimeve për ngulimet e njohura shqiptare nga trojet kombëtare, një ngulim i madh e plot histori është një fshat i fisëm shqiptar, më saktësisht në Bullgari, pranë ish-kryeqytetit

Pishinat e mrekullueshme që i ka falë natyra (Foto)

Pishinat e travertinës në Pamukkale, Turqi, janë një fenomen natyror. Ato formohen përmes grumbullimit të mineralit karbonat, nga ujit që rrjedh. Kjo mrekulli e natyrës tërheq turistë nga e

Info Tjera