Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/kyushu-seven-stars.jpg

Njihuni me trenin më luksoz në botë



Trenat plumb të Japonisë mund të jenë të njohur për shpejtësinë e tyre, por ekziston një tren në këtë vend që ka fituar një reputacion më ekskluziv.

Kërkesa është shpesh aq e lartë për një udhëtim me fjetje në këtë tren luksoz me hapësirë të kufizuar, sa udhëtarët e ardhshëm shpesh duhet të futen në një lotari për bileta.

Me të hipur në trenin “Seven Stars” në stacionin Hakata në qytetin e Fukuoka, udhëtarët shkelin në një botë tjetër me një interior të ngrohtë prej druri dhe elementë klasikë të dizajnit.

Treni i udhëtimeve “Seven Stars” ka 14 suita. Projektuesi Eiji Mitooka tha se mobiljet dhe dizajni unik janë një kombinim i traditave të Lindjes dhe Perëndimit.

“Gjithçka është unike dhe e bërë me porosi për trenin,” tha projektuesi 70-vjeçar i Seven Stars, Eiji Mitooka. “Nga sediljet, te ndriçimi, te mobiljet, ideja jonë ishte të përziheshin elementë si mandala – duke marrë frymëzim nga Lindja dhe Perëndimi – për krijuar diçka që nuk e kemi parë kurrë.”

Nga lavamanët prej porcelani delikat, të punuar me dorë, deri tek pikturat në miniaturë të përshtatura nga vetë Mitooka, të cilat janë varur përgjatë korridoreve, asnjë detaj nuk është anashkaluar.

Në sallën e pritjes, një panel me “kumiko” (zdrukthëtari tradicionale japoneze) është ndriçuar për të shfaqur modelet e ndërlikuara të grilës.

Kur Mitooka u ofrua për herë të parë për të hartuar trenin, mori frymëzim nga Orient Express, por donte të krijonte diçka që do të bënte jehonë te udhëtarët më të vjetër japonezë, duke krijuar një ndjenjë nostalgjie.

“Unë mendoj se, për një kohë të gjatë, japonezët besuan se udhëtimi më i bukur do të ishte në Evropë ose Amerikë; të përjetosh kultura të ndryshme, të shikosh gjërat më të mira atje, të haje ushqimin më të mirë atje”, tha ai.

“Por për ata në të 50, 60 dhe 70-at, udhëtimi më i rehatshëm dhe relaksues është ai ku flitet japonisht, ku mund të shijojmë ushqimin japonez, të shërbyer në mënyrën japoneze. Ne mund të rizbulojmë Japoninë.”

Të fundit

Ky është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, në një renditje vjetore që është zhvendosur nga pandemia e koronavirusit. Anketa e Njësisë së Inteligjencës Eko

Disa arsye pse duhet ta vizitoni zemrën e Azisë

Tajvani është një nga vendet më të vogla në Azi, por një nga më të pasurit në botë. Në Tajvan ka shumë rrokaqiej dhe ndërtesa industriale, por ka edhe shumë peizazhe piktoreske që nuk

Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë

Ja si do të duket dyshemeja e re e Koloseut të Romës

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan d

Ende pa nisur sezoni, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar

Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore

Info Tjera