Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/debore-tirane.jpg

Parashikimi i motit në Shqipëri

Publikuar: 27/02/2018

Paraditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër, por reshje të përkohshme në Jug të vendit.

Kurse, pas mesditës dhe deri në mbrëmje reshjet fokusohen kryesisht në zonat Qendrore ndërsa reshje të pakta në veri dhe zonat Jugore dhe Juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë por në pjesën më të madhe të vendit mëngjesi mbetet në temperatura negative.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3 ballë.