Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2017/11/moti41024x48834192.jpg

Parashikimi i motit për ditët e vikendit

Publikuar: 31/03/2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat gjatë natës së shtunes dhe të dielen nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen  me erëra dhe reshje shiu.

Nëpër disa vende të izoluar do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 12m/s.