Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2017/08/moti930422.jpg

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Publikuar: 17/04/2018

Meteorologët parashohin që sot në Kosovë dita të fillojë me vranësira, të cilat mund të sjellin edhe riga shiu.

Me kalimin e kohës vranësirat do të pakësohen, mirëpo në orët e mbrëmjes sërish pritet shtim i tyre e që mund të sjellin edhe reshje lokale shiu të përcjella me bubullimë.

Temperaturat do të lëvizin në mes 9 e 20 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, pritet të ketë vranësira, mirëpo gjasat për reshje shiu do të jenë të vogla.

Temperaturat do të sillen në mes 10 e 20 gradë Celsius.