Reportazhe http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/screen-shot-2018-05-15-at-11-04-19-pm-700x.png

Komplimenti që pezulloi prezantuesen nga puna

Publikuar: 16/05/2018

Një prezantuese nga Kuvajti është pezulluar nga puna pasi ajo e quajti kolegun e saj “bukurosh” gjatë transmetimit direkt.

Komenti i saj hapi shumë polemika në vend.

Gjatë një emisioni për zgjedhjet vendore, ajo po priste ti kalonte linjën kolegut, i cili po rregullonte kufjet.

Vetëm fakti që i tha të mos lëvizte më sepse ishte i bukur ashtu sic ishte i kushtoi punën.

Deklarata e saj është bërë virale dhe ka rënë në syrin e kryeministrit, i cili kërkoi që të merreshin masa për këtë prezantuese.

Sipas gazetës Al Qabas, kryeministri Mohammad Al Hayef i shkruajti në Tëitter ministrit të Informacionit duke bërë këtë kërkesë.