Reportazhe http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/kabina-anije-750x430.png

Si në Titanic, uji pushton kabinat e anijes (Video)

Publikuar: 07/05/2018

Momente paniku kanë kaluar udhëtarët e një anijeje në ujërat e Karaibeve.

Të paktën 50 kabina të anijes gjigante u pushtuan nga uji dhe udhëtarët u trembën duke menduar skenarin më të keq.

Por, gjithçka vinte nga një problem në sistemin kundër zjarrit, përcjell javanews.al.

Papritur tubat shpërthyen dhe uji pushtoi kabinat.

Në video shihen momentet kur udhëtarët largojnë ujin përmes kovave.

Incidenti ka ndodhur në anijen “Carnival Dream” e kompanisë “Carnival Cruise”.