Reportazhe http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/P10407541.jpg

Vendi ku qiraja kushton vetëm 50 euro

Publikuar: 10/04/2018

Ashtu si edhe në disa vende tjera në Evropë që po braktisen, i njëjti fenomen po ndodh edhe në fshatin spanjoll, Portell.

Shumë fëmijë e kanë braktisur shkollën, pasi janë larguar nga fshati, derisa rrezikohet edhe mbyllja e shkollës, pikërisht për shkak të mungesës së nxënësve.

Kryebashkiaku i këtij fshati, Alvaro Ferrer, ka dalë me një ide, që familjet që kanë fëmijë, t’u ofrohet një vend pune dhe me qira prej 50 euro në muaj, për të rritur numrin e nxënësve.

Ai ai ka marrë me qindra reagime ndaj apeleve të tij, me njerëz nga e gjithë Spanja, e madje edhe nga disa vende të Amerikës Latine si Argjentina dhe Kolumbia.

Por, duke qenë se qyteza ka vetëm shtatë vende pune dhe tre ambiente akomodimi për të ofruar, kryebashkiaku i ka kërkuar të interesuarve të dërgojnë aplikime për shqyrtim.

Nxënësit e përzgjedhur u morën në pyetje nga bordi i shkollës javën e shkuar.

Më 4 prill, fshati Portell njoftoi se 10 familje mund të vendoseshin në fshat në fund të vitit shkollor dhe katër fëmijë të rinj do të nisnin mësimin vitin e ardhshëm.

Provinca e Castellon, ku edhe ndodhet Portell, vuan nga depopullimi.

Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të saj kanë më pak se 5 mijë banorë dhe 19 prej tyre, më pak se 100 banorë.