Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/received_274122250540511-e1593597689532.jpeg

Shtëpia e bukur lëvizëse (Foto)



Çifti Robbie dhe Priscilla kanë befasuar gjithë lagjen dhe të njohurit me shndërrimin e një autobusi shkolle në një shtëpi lëvizëse.

Ata blenë autobusin e shkollës Thomas në vitin 1998.

Falë angazhimit dhe pasionit, shtëpia e re është spektakolare.

Robbie dhe Priscilla rrëfejnë se u është dashur shumë mund që të gjejnë një zgjidhje për të bërë zëvendësimin e plotë të dritareve, në mënyrë që të eliminonin të gjitha mundësitë për rrjedhje të ujit.

Gjithashtu, ata i zëvendësuan autobusit edhe motorin, duke ia blerë një të ri me vetëm 52 mijë kilometra të kaluara.

Autobusi që po shkëlqen nga ngjyra e bardhë, është më i gjerë, elegant dhe i rehatshëm sesa shumë apartamente të qytetit.

Edhe hyrja është diçka e veçantë, me një derë shtëpie për të pasqyruar modelin “shtëpi”-së autobus.

Kuzhina përbëhet nga një lavaman, kabinet të mbyllura, një qilar.

Ata gjithashtu nuk harruan të vendosnin një frigorifer dhe një furrë me kapacitet për një darkë familjare.

Kuzhina gjithashtu është punuar me pllaka metro, dollapë shaker, bronz dhe pajisje çeliku inox, dhe një ngrohës me propan.

Po ashtu është edhe një vend për ndezjen e zjarrit me dru dhe një pompë që mundëson ngrohje në netët e ftohta të dimrit.

I gjithë autobusi të jep ndjenjën së po rrini në një shtëpi normale, aq sa edhe macja e tyre ndihet rehat në vendin e saj.

Dekori i brendshëm është tërëheqës, kurse dhoma e gjumit do të jetë në formatin e hapur.

Shtrati është ngritur në një platformë për të krijuar mundësinë e vendosjes së pajisjeve tjera nën të, sic është tharësja dhe lavatriçja.

Nëse mendoni se kuzhina ishte mbresëlënëse, atëherë banjo do t’ju befasojë gjithashtu.

Robbie dhe Priscilla arrijnë të shijojnë dushin më banjon me pllaka të plota dhe me bronz, derën i kanë vendosur të qelqit dhe të mbyllur, në mënyrë që të mundësohet intimiteti i plotë.

Për fat të mirë, kjo shtëpi në rrota mund të jetë plotësisht jashtë rrjetit të energjisë, falë vendosjes së gjashtë paneleve diellorë dhe tetë baterive Trojan.

Të fundit

Udhëtoni sigurt nga ANP “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka ndërmarrë të gjitha masat për të ruajtur shëndetin e udhëtarëve. Që nga hyrja në terminal ku ju presin mjekët për kont

Kapsula Dragon Space X ka hyrë në orbitën e saj të fundit të Tokës (Video)

Kapsula e Crew Dragon me Z. Behnken dhe Z. Hurley ka hyrë në orbitën e saj të fundit të Tokës para se të fillojë përpjekjen e saj për ulje në orën e ardhshme.   Udhëtimi i parë i as

Vlora,vetëm një e treta e hoteleve kanë pushues gjatë javës

Pandemi dhe turizëm, do të thotë edhe një sezon i vështirë për operatorët turistikë në Vlorë të cilët çdo ditë po përballen me humbje në financat e tyre. Edhe pse muaji korrik është

Temperatura të favorshme për plazh

Sot është një ditë shumë e përshtatshme për të bërë plazh. Moti në bregdetin shqiptar do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë nj

“Syri i Sheganit”, burim i Alpeve Perëndimore

Në kufi me Malin e Zi dhe vetëm 32 kilometra nga Shkodra ndodhet ky vend magjepsës, ku turistët mund të shijojnë bukuritë e natyrës. “Syri i Sheganit”, ky burim i madh ujor prej Alpeve Per

“Syri i kaltër” parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë

“Syri i Kaltër” në Sarandë, i cilësuar si parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perla e turizmit veror ka tërhequr një numë të lartë turistësh gjatë muajve qershor dhe ko

Info Tjera