Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/blerjet-suvenire.jpg

Sjelljet tipike dhe zakonet e turistëve nga e gjithë bota



Sipas një studimi të fundit ku u pyetën më shumë se 22, 000 turistë nga 37 shtete të ndryshme të botës, Horizon Consumer Science zbuloi se cilat ishin zakonet e turistëve të ndryshëm kur bënin bëjnë blerje dhe çfarë i motivon ata më shumë.

Zakonisht turistët britanikë nuk janë të interesuar për marka të shtrenjta veshjesh apo veshje unike.

E vetmja gjë shumë e rëndësishme për ta kur duan të blejnë diçka është që ta marrin atë me çmimin më të ulët të mundshëm. 

Ata nuk interesohen shumë përpara se të vizitojnë një vend të caktuar se ku mund të bëjnë pazar me çmime të lira sepse e dinë shumë mirë aftësinë e tyre negociuese.

Edhe turistët nga shtete të tilla si Suedia, Hollanda, Brazili, Danimarka, Malajzia dhe Nju Jorku janë në kërkim të çmimeve më të lira dhe “ujdive më të mira”.

Sipas kompanisë së kërkimit të tregut, Horizon Consumer Science, që ka zyra në Londër, Nju Jork dhe Republikën Çeke, për këta lloj turistësh, gjëtja e çmimeve më të lira në krahsim me vendin nga vijnë është shumë më e rëndëishme edhe sesa suvenirët simbolikë dhe të lidhur me traditën e vendit ku po shkojnë.

Një ndër arsyet kryesore se përse turistët bejnë shopping kur vizitojnë vende të ndryshme është për marrë me vete qoftë sende apo veshje që janë unike dhe që nuk mund t’i gjejnë dot në vendin e tyre.

Më pas vijën ata turistë që bjenë diçka vetëm për emrin që ajo mban, dhe në fund ata që bjenë çdo që i del përpara syve.

Amerikanët, së bashku më japonezët, gjermanët, belgët bëjnë pjesë në rrethin e turistëve kulturorë, të cilët blejnë gjëra që janë simbolike por që mbartin historinë dhe traditën e vendit.

Amerikanët janë më shumë të interesuar për të vizituar muze dhe pallate të ndryshme mbretërore apo kështjella dhe zakonisht pasi largohen nga këto vende marrin me vete edhe një souvenir simbolik për të pasur një kujtim të këtij vende që vizituan.

Rusët dhe italianët cilësohen si “blerës praktik”.

Ata sillen në të njetën mënyrë siç do të silleshin edhe në vendin e tyre dhe nuk të krijojnë përshtypjen se po blejnë diçka të cilën nuk e gjejnë në vendin e tyre.

Kanadezët dhe arabët bëjnë pjesë në rrethin e atyre turistëve që zakonisht blejnë objektet më të njohura të vendit që vizitojnë.

Spanjollët, zvicerianët dhe polakët janë turistë që cilësohesn si “blerës momentesh”, që do të thotë se ata blëjnë objekte të cilat do t’i kujtojnë një moment të caktuar gjatë udhëtimit, që jo domosdoshërisht duhet të jetë një souvenir me pamjen më të bukur të vendit që kanë vizituar.

Ndërsa ata që konsiderohen si blerësit e markave janë kinezët, indianët, turistët nga Afrika e Jugut, meksikanët, egjiptianët dhe ukrainasit.

Referuar studimit të kryer nga Horizon Consumer Science, ata priren të blejnë vetëm marka të njohura të vendit që po vizitojnë.

Në kategorinë e fundit të këtij sondazhi futen “blerësit oportunistë”, të tillë si francezët, turqit dhe tailandezët.

Ata pëlqejnë të blejnë dhe të shpenzojnë një kohë të caktuar gjatë udhëtimit të tyre vetëm për shopping.

Zakonisht priren të blejnë marka të shtrenjta, por edhe influencohen lehtësisht për të ndryshuar mendim nga njerëzit e tjerë me të cilët po udhëtojnë.

Të fundit

10 qytetet më të vjetra të botës

Disa burime përmendin Damaskun si qytetin më të vjetër të banuar në botë, me kolonët që jetojnë në këtë zonë që në 10,000 pes, por ky fakt debatohet shumë.    Gërmimet arkeologjike

Gjirokastra me pasoja nga pandemia tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vend

Hapet pas 46 vjetësh për publikun plazhi i qytetit fantazëm qipriot

Shumë qipriotë turq festuan rihapjen e një plazhi në qytetin fantazmë të Varoshas, të cilin trupat turke e kanë kontrolluar që nga pushtimi 1974 pasi ikën grekët qipriotë. Qipriotët grek

Mbi 200 mijë pushues në qershor-gusht në Sarandë

Qyteti bregdetar i Sarandës edhe këtë sezon veror ishte një ndër destinacionet kryesore të turizmit. I njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore gjatë p

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Info Tjera