Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/struga-1.jpg

Struga dhe Ohri me zbritje për turistët nga Serbia



Hotelet në Ohër dhe Strugë nga maji deri në tetor do të ofrojnë prenotime më të lira për turistët serbë deri në 20%, në varësi të periudhës së qëndrimit.

Qëllimi është që në vend se të shkojnë në bregdetin grek, t’i kalojnë pushimet verore në liqenin e Ohrit ose ata që do t’i kalojnë pushimet në Greqi, gjatë kthimit të qëndrojnë të paktën disa ditë në vendin tonë.

Për një person në ditë, mund të kenë gjysmë- pansion prej vetëm 25 eurove, me mëngjes dhe darkë në hotel me 4 yje.

Disa hotele të kategorisë më të lartë, mund të jenë më shtrenjtë për 2-3 euro…”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Idenë e zbritjes së çmimeve deri më tani e kanë pranuar rreth 90% të hoteleve.

Bëhet fjalë për pako të veçanta që do t’u jepen agjencive vendore dhe atyre nga Serbia. Presim të ketë qarkullim të mirë nga këta mysafirë”, pohoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Gastronomët thonë se me këtë nismë duan të mbështetin qëndrimin e Qeverisë për taksa falas për qytetarët serbë si shenjë mirënjohje për vaksinimin falas.

Për të njëjtin qëllim, Agjencia Shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit ka propozime shtesë për Qeverinë në lidhje me Serbinë.

Agjencia shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit:

Bileta falas për të gjithë muzetë
Parkim falas në të gjitha qytetet
Zbritje në të gjitha objektet gastronomike
Zbritje në objektet e akomodimit
Transferim i shpejtë në pikat kufitare

Shoqata e Hotelierëve mendon të ofrojë pako të ngjashme për mysafirë nga vendet e tjera fqinje, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Presin më shumë prej tyre këtë verë, së bashku me mysafirët vendas, sepse shumica e prenotimeve me mysafirët nga Evropa Perëndimore janë anuluar përsëri ose janë në pritje.

Të fundit

Ky është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, në një renditje vjetore që është zhvendosur nga pandemia e koronavirusit. Anketa e Njësisë së Inteligjencës Eko

Disa arsye pse duhet ta vizitoni zemrën e Azisë

Tajvani është një nga vendet më të vogla në Azi, por një nga më të pasurit në botë. Në Tajvan ka shumë rrokaqiej dhe ndërtesa industriale, por ka edhe shumë peizazhe piktoreske që nuk

Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë

Ja si do të duket dyshemeja e re e Koloseut të Romës

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan d

Ende pa nisur sezoni, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar

Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore

Info Tjera