Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/nivica-gorge.jpg

Thesari i fshehur që ofron një panoramë të pakrahasueshme



Me natyrën e mrekullueshme dhe mikpritjen karakteristike, fshati 2400-vjeçar i Nivicës është një tjetër destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka sugjeruar fshatin Nivicë si një atraksion turistik duke e krahasuar atë me një thesar të fshehur e të panjohur, të nënvlerësuar, por madhështor.

“Fshati Nivicë është vërtetë një thesar i fshehur, i panjohur e i nënvlerësuar, por madhështor. Në të ndodhet vetëm një bujtinë, e ndërtuar mbi kanionin e Nivicës, kanionit e maleve e ku mund të ndjeni zhurmën e ujëvarave. Një vend i përsosur për t’u zgjuar në mëngjes e për t’u frymëzuar”, shprehet Klosi.

Vizitorë kuriozë, aventurierë të lartësive, biologë, arkeologë e gazetarë ngjiten drejt Nivicës, për kuriozitet apo punë shkencore dhe ndeshen me një panoramë krejt tjetër, me një natyrë të padëmtuar e të mirëkujdesur.

Nivica ndodhet në rajonin e Kurveleshit, që është pjesë e vargmalit, Mali i Gribës, një prej më të lartëve në këtë rajon.

Kufizohet me 9 fshatra të rrethit të Tepelenës dhe për nga sipërfaqja është rreth 105 km2, ose fshati mё i madh i kёsaj krahine./ATSH/

Të fundit

Restauranti që po vjedh vëmendjen e mijëra vizituesve

Nëse ju doni të pini një filxhan çaj ose të hani një dreke të shijshme do të duhet të  merni parasysh disa gjëra para se të shkoni.  Ky restorant në Weissbad ndodhet rreth 5.000 metra mb

Fluks i madh automjetesh në Morinë

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqipt

Vendet ku mund të udhëtohet pavarësisht koronës

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyru

Njihuni me fshatin historik shqiptar në Bullgari

Referuar shkrimeve për ngulimet e njohura shqiptare nga trojet kombëtare, një ngulim i madh e plot histori është një fshat i fisëm shqiptar, më saktësisht në Bullgari, pranë ish-kryeqytetit

Pishinat e mrekullueshme që i ka falë natyra (Foto)

Pishinat e travertinës në Pamukkale, Turqi, janë një fenomen natyror. Ato formohen përmes grumbullimit të mineralit karbonat, nga ujit që rrjedh. Kjo mrekulli e natyrës tërheq turistë nga e

Mbi 15 mijë automjete kaluan kufirin drejtë Shqipërisë

Me mijëra shqiptarë nga Kosova janë nisur mëngjesin e sotëm drejt bregdetit tonë, por siç ndodh kur ka fluks, janë bllokuar në doganë. Mësohet se në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës,

Info Tjera