Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/burnt-rainforest-afp.jpg

Tropikët po shkatërrohen, s’do ketë më oksigjen!

Publikuar: 09/03/2018

Duke qenë se shumica e pyjeve të Tokës po shkatërrohen, tropikët tani lëshpjnë më shumë karbon se sa kapin, kanë zbuluar shkencëtarët.

Pyjet tropikale kanë vepruar më parë si një vend “depozitimi” të karbonit, duke e marrë atë nga atmosfera dhe duke e kthyer në oksigjen, por trendi ka ndryshuar.

Ato tashmë lëshojnë pothuajse dy herë më shumë karbon se sa konsumojnë.

Shkencëtarët thanë se përfundimi i shpyllëzimit dhe degradimit të mëtejshëm në pyjet tropikale, mund të reduktojë emetimet globale të karbonit me 8 për qind.

Në një letër të botuar në revistën Science, hulumtuesit nga Universiteti i Bostonit dhe Qendra e Kërkimeve ” Woods Hole” thanë se ka një dritare të kufizuar të mundësisë për të ndryshuar prirjen duke rivendosur zonat e pyllëzuara.

Ata përdorën një metodë të re për të vlerësuar densitetin e karbonit, duke matur nivelet jo vetëm në zonat e shpyllëzimit të plotë, por edhe në vendet ku humbjet më delikate janë shkaktuar nga degradimi dhe shqetësimi i pyjeve.

Imazhet satelitore, teknologjia lazer dhe matjet në terren janë përdorur për të regjistruar se sa zona të mëdha pyjore kanë humbur që prej vitit 2003.

Dr Alessandro Baccini, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Këto gjetje i japin botës një thirrje zgjimi për pyjet. Nëse duam të mbajmë temperaturat globale nga rritja në nivele të rrezikshme, ne duhet të reduktojmë në mënyrë drastike emetimet dhe të rrisim në masë të madhe pyjet në mënyrë që të absorbojnë dhe ruajnë karbonin.

“Pyjet janë e vetmja teknologji e kapjes dhe magazinimit të karbonit që është e sigurt, e provuar, e lirë, menjëherë e disponueshme në shkallë të gjerë dhe e aftë të ofrojë efekte të dobishme- dhe një mundësi për sigurimin e mjeteve të jetesës për komunitetet indigjene”.

Studimi zbuloi se tropikët tani kontribuojnë me më shumë karbon në atmosferë se sa marrin.

862 teragramë të karbonit emetohen ndërsa vetëm 437 teragramë konsumohen.