Udhëtime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Screen-Shot-2017-05-03-at-3.51.22-PM.png

Vendi i parë në botë ku mund të bëni pushime pa COVID!



Me një popullsi prej vetëm 3 mijë banorësh, ishulli Lanai në Havai, mund të jetë një ndër të parëve, që mund të arrijë imunitetin e tufës.

“Fakti që duhen kaq pak doza të vaksinës për ta mbrojtur atë nga virusi është i mrekullueshëm. Një ndjenjë e bukur, e vendos Lanain në hartë”, thotë Brooks Baehr i Departamentit të Shëndetësisë në Hauai.

Vaksinimi masiv nisi këtu në muajin mars. Sipas autoriteteve, 2300 banorë janë mbi moshën 15-vjeçare, të përshtatshëm për vaksinim.

Deri më tani rreth 65 për qind e tyre kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, që nënkupton 15 për qind larg asaj që shkencëtarët e konsiderojnë imuniteti i tufës.

Në ishull ka vetëm 48 kilometra rrugë të shtruar, ndërsa zona e vaksinimit masiv është 15 minuta larg me makinë në qytetin e Lanait, kujton shumica e popullsisë.

Atje, vaksinën po e marrin edhe të rinj të moshës 16-vjeçare.

“Ndihemi mirë që po marrim vaksinën. Shpresojmë të rikthehemi shpejt në normalitet”, thonë banorët.

Dr John Jonikoski është një prej 2 mjekëve që jeton në këtë komunitet të largët.

Për një vit të tërë ai ka qenë me frymën pezull me vetëdijen se ishulli nuk ka resurset për të menaxhuar pandeminë.

“Isha i shqetësuar pasi nuk e dinim vërtet me çfarë përballeshim. Tani është më i qetë pasi po sheh shumë prej pacientëve të tij që vijnë për t’u vaksinuar”.

Aloha do të thotë edhe lamtumirë, dhe qytetarët e Lanait shpresojnë se mund t’ia thonë këtë Covidit.

Të fundit

Ky është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë

Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, në një renditje vjetore që është zhvendosur nga pandemia e koronavirusit. Anketa e Njësisë së Inteligjencës Eko

Disa arsye pse duhet ta vizitoni zemrën e Azisë

Tajvani është një nga vendet më të vogla në Azi, por një nga më të pasurit në botë. Në Tajvan ka shumë rrokaqiej dhe ndërtesa industriale, por ka edhe shumë peizazhe piktoreske që nuk

Turizmi veror në sprovën e dytë të COVID-19

Turistët e parë ukrainas mbërritën në vend më 25 prill. Frekuenca e charter-ave që sjell këtë grup të organizuar pritet të rritet në vazhdim, duke dhënë optimizëm se vera e këtij viti

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë

Ja si do të duket dyshemeja e re e Koloseut të Romës

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta bërë Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë vizitorëve të qëndrojnë aty ku galdiatorët luftuan d

Ende pa nisur sezoni, kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar

Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore

Info Tjera